E Shtunë, 31 Tetor 2026

DASH kritika per qendrimin e qeverise se Kosoves ndaj problemit te droges

Departamenti i Shtetit publikoi Raportin e tij vjetor mbi Narkotiket dhe Problemin e Trafikut te Droges ne bote. Ne kapitullin per Kosoven Departamenti i Shtetit e identifikon kete vend si kryesisht pjese e trafikut te droges afgane drejt Evropes nderkohe qe sinjalet nga autoritetet e rendit brenda vendit flasin per shfaqjen edhe te fenomenti te prodhimit te droges brenda ne Kosove.

Raporti ve ne dukje nje numer sfidash me te cilat perballet Kosova ne luften kunder droges nder te cilat kontrolli i dobet i vijes kufitare dhe korrupsioni ne radhet e forcave te kontrollit te kufirit dhe doganes. Nder pengesat e tjera jane mungesa e resurseve por edhe fakti qe problemi i droges nuk shihet si nje perparesi kryesore ne vend.  Megjithese qeveria e Kosoves dhe ne vecanti Ministria e Brendshme miratuan strategjine kombetare anti-droge ne korrik 2009 ende nuk jane akorduar burimet e nevojshme per zbatimin e plote te strategjise.

Problemi kryesor ne aspektin e droges mbetet shfrytezimi i Kosoves si vend tranzit droge per heroinen afgane nga Turqia dhe per kokainen dhe marijuanen nga Shqiperia dhe Mali i Zi per ne Evrope. Droga ri-paketohet ne paketa me te vogla ne pika te paidentifikuara ne Kosove dhe me pas dergohet me makina me destinacion qytetet evropiano-perendimore. Sipas keshilltareve te EULEX-it ka raste kur punonjesit e doganave lejojne kalimin e autobuseve pa kontroll biles pa kontrolluar as pasaportat e pasagjereve.  Raporti nenvizon zerat e shumta qe qarkullojne lidhur me korrupsion ne radhet e kontrollit doganor dhe forcave te rendit.

Ne aspekte te tjera te problemit te narkotikeve megjithese ka pasur kultivim marijuane keto perpjekje kane qene te nje shkalle te vogel. Ka pasur njoftime per kapjen e sasive te vogla te disa substancave kimike me aftesi narkotike por nuk jane zbuluar laboratore prodhimi.

Per sa i perket konsumit te droges keto te dhena mblidhen nga UNICEF dhe organizata joqeveritare Labyrinth te cilat njoftoje se tregu i brendshem i konsumit te droges po rritet me shtimin e perdorimit te droges ne vend. Sipas ketyre organizatave konsumi i droges nga adoleshentet dhe studentet universitare eshte i afert me nivelin e konsumit nga moshataret e tyre ne Evropen Perendimore. Nuk ka shifra zyrtare por sipas UNICEF-it perdoruesit perllogariten ne rreth 20 mije vete nder te cilet 5000- 6000 jane perdorues qe kane zhvilluar varesi nga droga intra-venoze.

Raporti shprehet me nota kritike lidhur me mungesen e nje perparimi domethenes ne zbatimin e strategjise kunder droges gjate 2010. Forcat anti-droge ne Kosove thekson Departamenti i Shtetit ne analizen e tij vjetore ndeshen me nje numer sfidash. Burimet e tyre jane te kufizuara dhe vete operacionet e tyre nuk shihen si perparesi per qeverine e Kosoves. Statistikat mbi kapjet arrestime dhe ndjekje penale jane te crregullta dhe jo te besueshme. Policia e Kosoves thekson mungesen e prokuroreve te specializuar per anti-drogen gje qe pengon perpjekjet per hetimin e ketyre akteve. Nderkohe kane filluar perpjekjet nga Zyra e Prokurorit per tiu pergjigjur ketij problemi. Policia e Kosoves perdor nje numer mjetesh per te hetuar dhe per te grumbulluar informacion. Por raporti ve ne dukje se karakteri i shoqerise kosovare me lidhje te ngushta gjaku e familjare shpesh i veshtireson hetimet.

Raporti i Departamentit te Shtetit arrin ne perfundimin se Kosova po ben perparim ne luften kunder droges por mbeten shume probleme. Sipas pohimeve te prokuroreve te EULEX-it ne bisedime te zhvilluara me stafin e ambasades amerikane disa qeveritare ne Kosove kane nderhyre ne procesin e drejtesise kunder personave te dyshuar per trafik. Sistemi i drejtesise eshte i mbi-ngarkuar dhe i pazhvilluar si duhet. Po ashtu edhe sistemi i rehabilitimit te perdoruesve te droges nuk ka financimin e duhur dhe ka pasur ritme te uleta suksesi. Nje tjeter sfide per Kosoven eshte reduktimi i trupave te KFOR-it dhe ndikimi qe do te kete ky fenomen ne kontrollin e kufirit. Ka pasur sukses ne programe qe po financohen me mbeshtetjen e Shteteve te Bashkuara si identifikimi dhe kapja e narkotikeve si dhe ne trajnimin e personelit.

Shtetet e Bashkuara vazhdojne mbeshtetjen e tyre per forcat e rendit ne Kosove ne operacionet per luften kunder prodhimit perdorimit dhe trafikimit te droges.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›