Kosove Denohet gjeresisht vrasja e ushtareve amerikane ne Gjermani

Ne Kosove ka pak njohuri per autorin e vrasjes se djeshme ne Frankfurt i cili u identifikua si Arid Uka me prejardhje nga rajoni i Mitrovices. Te aferm te tij qe jetojne ne fshatin Zhabar te kesaj komune shprehen te tronditur me veprimin e Arid Ukajt familja e te cilit jeton per dhjetera vjet ne Gjermani. Ngjarja e djeshme eshte denuar gjeresisht nga institucionet e Kosoves. Presidenti i Kosoves Behgjet Pacolli dhe kryeministri Hashim Thaci ritheksuan rolin e Shteteve te Bashkuara ne historine me te re te Kosoves.
Ne e denojme shume kete incident. Ky incident nuk eshte dashur te ndodhe. Ne do te shikojme se cfare e shtyu kete te ri te beje kete krim. Dhe ne te gjithe kosovaret njezeri e denojme kete shume shume ashper tha presidenti Pacolli.
Ne emer te popullit te Kosoves shprehi ngushellimet me te sinqerta presidentit Obama qeverise se SHBA-ve popullit amerikan per tragjedine qe ka ndodhur dje ne Frankfurt. Veprimi i asnje individi nuk mund te demtoje marredheniet e mira ne mes te Republikes se Kosoves dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes miqesine e perjetshme ne mes popullit te Kosoves dhe popullit amerikan. Miqesia jone eshte e perjetshme eshte shume e thelle eshte e vlerave euroatlantike. Ushtari amerikan sublimon paraqet edhe vlerat e popullit tim te paqes dhe lirise se vendit dhe popullit tim tha kryeministri Thaci.
Ambasada amerikane ne Prishtine denoi sot vrasjen e djeshme ne Gjermani ndersa nenvizoi se ky akt nuk demton marredheniet ndermjet Shteteve te Bashkuara dhe Kosoves. Ne nje deklarate per opinion thuhet se Ambasada e Shteteve te Bashkuara i bashkohet Qeverise dhe popullit te Kosoves ne denimin e sulmit te djeshem ne Frankfurt-Gjermani qe mori jeten e dy amerikaneve dhe plagosjen e dy te tjereve.
Ambasada amerikane falenderon qeverine dhe presidentin e Kosoves per deklaratat e tyre te ngushellimit dhe te perkrahjes. Ne jemi te vetedijshem se populli i Kosoves eshte gjithashtu i tronditur me kete krim neverites qe eshte nje fyerje per vlerat dhe traditat e popullit shqiptare. Akti i nje individi te vetem nuk do te ndikoje ne asnje menyre ne miqesine e thelle dhe te qendrueshme mes dy vendeve tona ose ne marredhenie jashtezakonisht te ngrohte dhe te ngushte te popujve tane dhe qeverive thuhet ne deklaraten e ambasades amerikane e cila ka hapur edhe nje liber ngushellimesh ne mjediset e saj.
Qytetare nga Mitrovica kishin ardhur per te shprehur ngushellimet e tyre per qeverine dhe popullin amerikan.
Njeri pa ndjenja. Une nuk kam koment. Nuk po di cka me thane vec shume jam i merzitur dhe i pikelluar per kete lajm qe e degjuam mbreme dhe u shprehu ngushellime gjithe amerikaneve nga populli i Kosoves dhe familjareve te tyre thote nje qytetar nga Mitrovica. Ndersa miku i tij thekon se nuk jane populli shqiptar keshtu. Nje individ e ka bere nje gje te tille se populli i Kosoves gjithmone ka qene dhe jane me popullin amerikan.
Parlamenti i Kosoves filloi seancen e sotme me nje minute heshtje ne shenje nderimi per viktimat e sulmit te djeshem. Kryetari i ketij parlamenti Jakup Krasniqi me kete rast ka shprehur indinjaten e tij te thelle per krimin e shemtuar ndaj ushtarakeve te Shteteve te Bashkuara te Amerikes.
Bashkesia Islame e Kosoves eshte shprehur e tronditur me ngjarjen. Ne nje deklarate te kryesise se kesaj bashkesie denohet sic thuhet cdo akt terrorist pavaresisht se kush e kryen ate pa marre parasysh qellimin dhe motivin ndora theksohet se ky rast eshte edhe me i rend meqe ne te eshte perfshire nje individ me origjine nga Kosova. Te sulmosh ushtaret e nje vendi mik qe ndihmuan ne clirimin e Kosoves perpos qe eshte nje akt makaber e terrorist ska dyshim se eshte edhe nje atak kunder Kosoves dhe popullit te saj si dhe kunder interesave te popullit shqiptare thuhet ne deklarate ne te cilen nenvizohet se populli i Kosoves dhe besimtaret e saj nuk kane asgje te perbashket me dhunen vrasjet e terrorizmin. Bashkesia Islame i shpreh mirenjohjen shtetit dhe popullit amerikan per kontributin e dhene per Kosoven dhe vlerat demokratike ndersa shpreh bindjen se ky akt nuk do te ndikoj ne marredheniet e vecanta me popullin dhe Qeverine amerikane.
Kosova shpalli pavaresine ne shkurt te vitit 2008 ndersa roli i Shteteve te Bashkuara vleresohet i pazevendesueshem edhe per clirimin e saj. Edhe me tej rreth 800 trupa amerikane sherbejne ne kuader te forcave paqeruajtese te NATO-s ne Kosove.