E Diel, 1 Nëntor 2026

DASH, publikon raportin vjetor për lirinë fetare në Shqipëri

Departamenti amerikan i shtetit ka publikuar raportin vjetor të lirive fetare në Shqipëri. Sipas këtij raporti qeveria shqiptare përgjithësisht respektoi lirinë fetare në praktikë dhe gjatë periudhës së raportimit, nuk pati ndryshim në statusin e respektimit të lirisë fetare nga qeveria. Gjithashtu DASH-i thekson se nuk ka ligj që ndalon mbajtjen e veshjeve apo simboleve fetare dhe drejtorët e shkollave kanë të drejtë të përcaktojnë standartet për "veshjen e përshtatshme," por sipas këtij raporti ka edhe raste ku përfshihen kufizime ndaj ekspozimit publik të simboleve fetare. Ndërkohë në raport konstatohet se gjatë periudhës së raportimit, tre nxënëse të shkollave të mesme publike u ndaluan të ndiqnin orët e mësimit ngaqë mbanin shami koke. Sipas këtij raporti nuk ka pasur abuzime dhe diskriminime nga shoqëria me bazë identifikimin, besimin, apo ushtrimin fetar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›