E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

DAVOS – Zelensky: Do të mbështetemi në përpjekjet e Trump për paqe

DAVOS, 21 janar /ATSH-DPA/- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se shpreson që presidenti i ri i SHBA-së, Donald Trump, do të ndihmojë në arritjen e një fundi parimor të luftës së Rusisë kundër vendit të tij.

“Trump, më tha, dhe më vonë e deklaroi publikisht, se do të bënte gjithçka për t’i dhënë fund luftës këtë vit”, tha sot Zelensky në një fjalim në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër.

“Por ai tha se arritja e një paqeje të qëndrueshme ishte më e rëndësishme sesa një ndalesë e shpejtë e luftimeve”, shtoi ai.

“Ne e kemi këtë luftë në territorin tonë. Ne i dimë të gjitha pikat e dhimbshme. Ne e kuptojmë se sa e dhimbshme është për ne. Ne kemi humbur njerëzit tanë”, tha Zelensky në mbledhjen vjetore të liderëve politikë, të biznesit dhe financiar.

“Ne duam t’i japim fund luftës këtë vit – por jo vetëm me fjalën shpejt, por edhe në mënyrë të drejtë,” shtoi Zelensky.

Ai tha se ukrainasit meritonin të ishin në gjendje të ktheheshin në shtëpitë e tyre dhe të jetonin të sigurt.

“Më duket se kjo është gjëja më e rëndësishme”, tha Zelensky.

Trump, i cili filloi dje mandatin e tij të dytë, u zotua gjatë fushatës t’i japë fund luftës gati 3-vjeçare nëse ai do të kthehej në detyrë, por plani i tij mbetet i paqartë.

Në fjalimin e tij, Zelensky i kërkoi BE-së ndihmë për të komunikuar me Trump, për të cilin ai tha se ndonjëherë merrte “dezinformata ose mesazhe pro-ruse” nga njerëzit në orbitën e tij.

“Për ne është shumë e rëndësishme që Evropa të jetë e zhurmshme, në mënyrë që të ketë më shumë zëra rreth Trump, në mënyrë që ai të kuptojë qartë detajet dhe rreziqet”, tha Zelensky. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›