E Diel, 1 Nëntor 2026

DEBATIK-u, sa e njohin moshatarët organizatën

DEBATIK apo djemtë e bashkuar antarë të ideve komunikse, u themelua më 10 shkurt të vitit 1942 nga një grup fëmijë të moshave nga 10 deri në 14 vjeç të cilët u grumbulluan tek kodra e Saukut dhe krijuan organizatën e tyre. Betimi i tyre para flamurit ishtë solemn dhe lidhën besën për luftë kundër armikut dhe bashkëpunëtorëve të tij, pushtuesve fashist italian Ata ishin bijë punëtorësh, zanatçinjëve, nëpunësve të varfër dhe të frymëzuar nga ideale përparimtare. Në kohën e themelimit të saj kjo organizatë mori një lavdi të madhe madje për të u bë edhe një film, por sa mbahet mend Debatiku, ne kemi pyetur disa moshatarë të debatikasve të atëhershëm që për kocidencë në këtë ditë kishin shkuar të vizitonin muzeun kombëtar. Ata shprehen se kanë dëgjuar për këtë organizatë pasi kanë parë edhe filmin.
Sot, një pjesë e debatikasve që jetojnë janë veteranë të LANç dhe më i vogli prej tyre është rreth moshës 73 vjeç. Ata kanë mbetur si simbol dhe një thesar për edukimin e brezitmë të ri të Shqipërisë. Historia e DEBATIKU-t që është përfshirë në disa libra si "Historia e Debatikut" me autor Selman Vaqari apo libri "Edhe ata luftuan" me autor Agim Kalo, si dhe shumë libra e broshura të tjera janë një thesar i vyer në shërbim të edukimit të brezit të ri të Shqipërisë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›