E Shtunë, 31 Tetor 2026

Salihi, i braktisur ne sulm

Idrit Idrizi (Austri)- Riedi i Salihit ka koleksionuar ne fundjave humbjen e rradhes ne transferte, kete here ndaj kryeqytetasve te Austria Magnas. Ndeshja perfundoi me rezultatin 2-0 per vendasit. Per miqte rrezikoi vetem Akagündüz ne minuten e 22, dhe Salihi ne minuten e 84, gjuejtja e te cilit u grushtua nga portieri kundershtar. Ne pjesen me te madhe te lojes Ried luajti shume konfuz dhe sulmuesi shkodran mbeti i "braktisur" ne sulm.
Kjo ishte edhe humbje e 10 ne 11 ndeshjet e fundit ne trasferte per Ried, me nje golavarazh shume negativ 5- 31. Nderkohe nje tablo krejt tjeter paraqitet per sa i perket ndeshjeve ne shtepi, ku Ried ka 11 jave qe nuk humb. Pas kesaj humbjeje Ried gjendet ne vendin e 7, me 36 pike. Ne ndeshjen e ardhshme Ried do te prese skuadren e vendit te dyte Red Bull Salzburg.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›