“Pse Ergys Agasi takohet kaq shpesh me drejtorin e Burgjeve?”

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka publikuar një denoncim të një qytetari lidhur me takimet e Ergys Agasit në burgun e Bradasheshit.
Në mesazhin e publikuar nga Noka, qytetari i kërkon Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Adriatik Kupi, të japë shpjegime për takimet e shpeshta me Agasin në ambientet e burgut.
“Pse vjen e takon aq shpesh Gysin në Bradashesh? Dhe pse ke lejuar të kthehet burgu në hotel me 5 yje?”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Noka.
Qytetari ngre gjithashtu pikëpyetje lidhur me pozicionimin e kamerave të sigurisë në ambientet e burgut, duke pretenduar se ato nuk filmojnë hyrjet në dhomën e takimeve.
Në reagimin e tij, Noka e ka shoqëruar denoncimin me akuza ndaj administrimit të burgjeve, ndërsa e përshkruan Agasin si person që ka një “zyrë pritjeje” në burg dhe pretendon se ai takohet kokë më kokë me drejtorin e përgjithshëm të Burgjeve, Adriatik Kupi.
“Denoncim nga qytetari 📩
Burgjet si rezidenca e hareme të narkoshtetit 🏨
Takime të niveleve të ndryshme 🤝🏼
Ergys Agasi me zyrë pritje në burg.
Kokë më kokë me drejtorin e përgjithshëm të burgjeve, Adriatik Kupi”, shkruan Noka.