E Shtunë, 31 Tetor 2026

DFB nxjerr van Bommel jashte loje

FC Bayer i Mynihut i duhej qe finalen per Kupen e Liges, te shtunen ne Leipzig kunder FC Schalke 04, te luante pa superyllin Franck Ribery. Francezi pesoi nje goditje te rende ne gju, ne ndeshjen per gjysme finale kunder VfB Stuttgart (2-0) dhe i duheshe qe te mos ishte i pranishem ne fitoren (1-0) ndaj „blus mbreterore". Po ashtu ne ndeshje nuk ishte dhe Mark van Bommel qe u ndalua te luaje nga komisioni disiplinor i DFB-se. „Ribery nuk do te luaje. Ai ka akoma problem me gjurin. Por nuk eshte alarmante dhe te dielen ose te henen do te jete i pranishem ne stervitjen e ekipit", thoshte traineri i Bayernit Ottmar Hitzfeld, te premten.
Tre ndeshje bllokim per van Bommel
Te enjten ekipi i kontrollit, nen drejtimin e Horst Hilpert, pas analizimit te ceshtjes, mori kete vendim: Hollandezi ndalohet te luaje tre ndejshje rradhazi ne ndeshjet per Kupen e Liges. Pas studimit te materialeve filmike, del e qarte qe mesfushori(van Bommel) ne te 53-ten minute ne ndeshjen per Kupen e Liges, te merkuren kunder VfB Stuttgart, veproi ne menyre jo te rregullt kunder lojtarit kundershtar Fernando Meira. Per shkak te veprimit antisportiv, ne nje menyre skandaloze per sportin, vendoset nje ndalim prej tre ndeshjeve. Ky vendim eshte me nje afat deri me 30 qershor 2010 i ekzekutueshem. Van Bommel ra dakort me kete vendim dhe keshtu vendimi merr masen e plote. Nuk eshte hera e pare qe van Bommel nxjerr anen negative kunder VfB Stuttgart. Ne sezionin e kaluar, ne stadiumin Gottlieb-Daimler, pas rezultatit 0-2, nderhyn me nje goditje berryli kunder Pavel Pardo. Nga komisioni ndeshkimor ky rast nuk u mor ne konsiderate.
Toni me telashe
Per ndeshjen e pare te fillimit te sezioni me 11 gusht kundra Hansa Rostock, drejtusit e klubit te Bayer Mynihut jane te shqetesuar per shkak te gjendjes se Luca Toni-t. Ai po kurohet per shkak te nje demtimi ne gjurin e djathte. Kampioni i botes duhej te merkuren te fillonte me stervitjen e vrapimit, por i duhet, sipas nje kontrolli te ri te gjurit, te presi te pakten deri te shtunen. Nese ai ia del te vrapoje atehere eshte planifikuar per te merkuren e ardhshme nje kontroll mjeksor tjeter. Nje dite me pas eshte planifikuar te filloje me ekipin se bashku te stervitet: „Kjo do te ishte mundesia e fundit qe per nje fillim sezioni te pakten te jesh ne bankinen e rezerves" thoshte Hitzfeld, i cili duhet te luaje kundra Rostock-ut pa te demtuarit Jan Schlaudraff und Luka Podolski .

Marre nga revista '' Kicker '', Redin Skuqi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›