E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo barazon me Shkëndijën

Ndeshja miqësore në mes skuadrës së Shkëndijës dhe Dinamos së Tiranës e cila kishte edhe karakter memorial për nder të të ndjerit Rametullah Baftjarit Tushi u zhvillua në praninë e mbi 2000 shikuesve të cilët ishin të pranishëm në stadiumin e qytetit në Tetovë. Të pranishëm ishin edhe djemtë dhe familjar të ndjerit "Tushi" të cilët në fund të takimit ndanë dy unaza për futbollistët më të mirë të takimit njëri shkoi tek kapiteni i Shkëndija'79", Erhan Selimi ndërsa tek skuadra e Dinamos, Leonard Pema.
Ndeshje në mes skuadrës së Shkëndijës dhe Dinamos së Tiranës përfundoi me rezultatin e fillimit. Të dy trajnerët Qatip Osmani dhe Agim Canaj bënë zëvendësimet e tyre me futbollistët që kishin në dispozicion.
Pas ndeshjes kryetrajneri i Dinamos së Tiranës Agim Canaj deklaroi per Albania-Sport , se ka qenë një ndeshje e mirë për tu zhvilluar. "Skuadra e Shkëndijës është skuadër e cila kishte futbollistë të rinj dhe tregoi një ndeshje të bukur kundër nesh në këtë takim. Ne jemi duke vazhduar me ndeshjet miqësore dhe them se ka ende për tu punuar,"tha Canaj.
Nga ana tjetër kryetrajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani deklaroi: se në këtë takim ju ka dhënë rast edhe përforcimet më të reja."Nga fillimi i takimit ka luajtur Mirce Natkov dhe Muhamet Huseini. Kam patur edhe tre futbollistë të lënduar në të cilët nuk kamë mundur të llogaris që para ndeshjes bëhet fjalë për Suhejb Mustafi, Blerim Ferati, dhe Muhamedu Mustafa," tha Osmani

Shoqata e mësueseve të edukimit fizik dhe sportit "MEN SANA IN CORPORE SANO"
Ne si shoqatë jemi thellë të brengosur me ngjarjet që ndodhin në Federatën e Futbollit të Maqedonisë dhe Lidhjes Futbollistike Komunale të Tetovës.
NË lidhjen Futbollistike Komunale të Tetovës, me datë 28-6-2007 u mbajt kuvendi zgjedhor ku u shkarkua nga posti kryetari z.Rexhep Bexheti dhe u emërua kryetar dhe kryesi e re e Lidhjes Futbollistike Komunale të Tetovës.
Mirëpo si duket ish-kryetari i duket e pamundshme shkarkimi i tij dhe sillet sikur e ka pronë private dhe sipas tije nuk sheh njerëz në kryesin e re që mundë të udhëheqin
( Zoti mos dhashë të na vdesë se kush do ta udhëheq Futbollin!)
Ai nuk e ka respektuar as statusin e LFK-së së Tetovës, për sekretar e emëron djalin e vëllait Vloran Bexhetin, i keqpërdor fondacionionet e UEFA-së dhe FIFA-së.
Ne reagojmë në sjelljet e këtij personi që ska asgjë të përbashkët me sportin dhe vetëm se është një profiter në sport dhe këtë e kanë bërë publike edhe në dokumentet që i publikoi "Makedonski Sport".
Edhe ne si shoqatë e mësueseve të edukimit fizik dhe sportit nuk ju njohim në sport sepse talleni me emocionet dhe djersën e fëmijëve dhe kolegëve tanë. Kërkojmë që të tërhiqeni nga futbolli se nuk e keni vendin as profesion që të mereni me sport.

Nënshkruar nga kryetari i Shoqatës "MEN SANA IN CORPORE SANO"
Mr.sc Vullnet Ameti

Arsim Ziberi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›