E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSSH,ndërpret lidhjet e atyre që nuk paguajnë

Projekti i ri i OSSH për të ritur nivelet e arkëtimeve nga detyrimet e papaguara të konsumatorëve ka lënë pa drita rreth 40 familje në zonën e Spitalit Ushtarak në Tiranë. OSSH iu ka ndërprerë energjinë elektrike për të gjithë ata debitorë që nuk kanë shlyer borxhet ndaj saj. Ky projekt ka filluar zbatimin në një aksion me punonjësit e OSSH me në krye drejtuesin e këtij projekti Jorgo Harizi.
Një pengesë e madhe për të shlyer detyrimet ndaj OSSH për debitorët është mungesa e të ardhurave dhe ata deklarojnë se do ta kundërshtojnë këtë projekt.
OSSH ka bërë të ditur se të gjithë debitorët që do të vazhdojnë të mos derdhin detyrimet e tyre ajo do të ndërpresë kontratat me banorët dhe për ata që do të rilidhin ilegalisht energjinë elektrike do të denoncohen në Prokurori.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›