"Forbes" analizon krizën ekonomike në Greqi

Kriza ekonomike që ka pushtuar Greqinë ka bërë që ti kushtoj një vëmendje të madhe edhe media e huaj. Kështu në një shkrim gazeta "Forbes" analizon gjendjen e rëndë ekonomike në këtë vend dhe mundësitë e marrjes së ndihmës prej vendeve europiane. BE ka diskutuar në një mbledhje për një paketë e cila mund të arrijë deri në 20 bilion euro e cila do të jepet përgjatë një viti.Tashmë sipas shkrimit qeveria greke është e detyruar që të mbijetoj duke zvogëluar në maksimum shpenzimet prej buxhetit. Por mesa duket marrja e këtij borxhi ka dhe kostot e veta kështu Greqia sipas "Forbes" duhet që Greqia të jap një shpjegim të plotë të planeve të saj për forcimin e buxhetit pas kërkesave të fundit nga Komisioni Evropian, dhe kjo nuk është deri në 15 mars. Greqia duhet të lexoj rrokje për rrokje me saktësi se si do të ndërmarrë masat. E vetmja zgjidhje sipas ekonomistëve dhe më saktësisht Erik Nielson, ekonomist Evropian në Goldman Sachs është që të bëhet thirrje për qeverinë greke që të rrisë besimin në tregun dhe ekonominë vendase. Për arritjen e kësaj gjëje sipas Nielson ekziston edhe një referencë ku thuhet se në raste të jashtëzakonshme mund të bëhet gjithçka për ta arritur këtë gjë.