Nishani: Akuzat ndaj Kuliçit, të pabaza. Vrasja e Xhindit nuk ishte politike. Skishim informacione për problemet e Konomit
(E PERDITESUAR)- Ministri i Brendshëm ka raportuar sot në Komisionin e Sigurisë. Seanca dëgjimore është shoqëruar me tension e debate mes mazhorancës dhe opozitës. Nishani ka deklaruar se akuzat që i bëhen zv/drejtorit të Policisë së Shtetit, Agron Kuliçajt, janë të pabaza. Nishani tha se kur u bë aksioni për kapjen e Dritan Dajtit, vetë ai si ministër nuk është informuar, kurse Kuliçi nuk ka qenë në Shqipëri. Nishani u shpreh se nuk duhen përbaltur agjencitë e zbatimit të ligjit. Edhe për deklaratat e Burgajt, Nishani u shpreh se ai nuk është shprehur ashtu. Ministri tha se vrasja e deputetit të PS, Fatmir Xhindi dhe kryekomunarit të Terthores në Kukës, Remzi Veseli, nuk janë politike. Ministri tha se hetimet për Xhindin janë në rrugën e duhur.
Sa i përket vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi, Nishani tha se nuk kanë pasur informacione për problemet e tij. Nishani tha se ajo ishte një vrasje e krimit të organizuar. Ministri tha se po bashkëpunohet edhe me SHISH për këtë ngjarje të rëndë.
