E Diel, 1 Nëntor 2026

Moisiu: Mazhoranca tendencë për të gllabëruar çdo gjë

TIRANË Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, deklarohet i shqetësuar për uzurpimin, sipas tij, të gjitha institucioneve kushtetuese nga kjo mazhorancë, përfshirë këtu edhe KLSH-në dhe Guvernatorin e Bankës se Shqipërisë, drejtuesit e rinj të të cilëve zgjidhen pas një muaji. “...Është një tendencë për të gllabëruar çdo gjë”, - tha dje Moisiu. Duke iu referuar publikimeve të fundit të mesazheve të ambasadës amerikane nga “Ëikileaks”, Moisiu deklaroi se është shqetësues reagimi i politikanëve shqiptarë. Ish-kreu i shtetit theksoi se Shqipëria mund të ecë para në rrugën e integrimit nëse partitë politike forcojnë kulturën demokratike dhe liderët tejkalojnë interesat personale të momentit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›