DITARI I EUROPIANIT
Autori i Lajmit: Edmond Laçi
Miliona tifozë në Gjermani kanë jetuar dje me ankthin e sfidës së Klangerfutit, Gjermani-Poloni. Mijëra janë nisur drejt Austrisë për të ndjekur sfidën e radhës dhe bashkë me to edhe plot 1.700 policë për të ndihmuar kolegët e tyre. Megjithatë Polin Dora, 27 vjece, polake me pasaportë dhe me bashkëshort gjerman, e ndjen më tepër sfidën. Natyrisht që ajo ka vendosur të bëjë tifo për Poloninë, ndërsa Aleksandri, për Gjermaninë. Të dy kanë vënë bast me njeri-tjetrin: nëse fiton Gjermania, gruaja do t I dhurojë atij një fuci me birre. Në të kundërt, ai duhet të pastrojë shtëpinë për të gjithë javën. Kurse Anderl Huber, ka gjetur një mënyrë origjinale që t u “këpusë” zemrën atyre që mund ta ndihmojnë me një biletë për ndeshjen Gjermani-Poloni: një nga lopët e tij do ta ngjyrosë me ngjyrat e flamurit gjerman. Më “pa shpenzime”, por edhe më origjinalja është studentja Stefanie Casodino nga Berlini, e cila për fitoren e Gjermanisë ka vendosur të shkojë sot në auditor me ricipeta. Të gjithë kanë zgjedhur nga një mënyrë për të qenë të vecantë, sikurse gazeta “Bild”, ndër më të mëdhatë në vend, e cila ka ka vënë në dispozicion plot 100 mijë euro për atë që zbulon fituesin.
Klagenfurt dje ngjante me një qytet gjerman dhe, jo vetëm për shkak të gjuhës. Një kamping I vecantë ishte ndërtuar rreth 15 kilometra larg qytetit. Cdo cadër me një flamur gjerman, cdo tifoz, gjysmën e trupit lyer me flamur dhe, cdo stomak, me dhjetëra birra. Të gjitha kamerat televizive, natyrisht ishin për to. Tifo për skuadrën e tyre kanë bërë edhe metereologët. Kanë studiuar gjatë për këtë dhe kanë zbuluar se ky është Europiani I tyre: koha është perfekte, me Poloninë Ok, Kroacinë të enjten po ashtu, ndërkohë që temperaturat në të gjithë Austrinë parashikohen 20 gradë. Ajri i freskët e ndihmon Gjermaninë. Ndërsa tifozët gjermanë do të jetë më “të ngrohtë”, gjatë gjithë Kampionatit, temperaturat do të shkojnë deri në 31 gradë, ndërsa në Jug 25-27.
Megjithatë ky nuk është vetëm kampionati i Futbollit. Në garë janë edhe yjet e muzikës. Sepse nuk mund të ketë Europian pa një këngë të Europës. Enrique Inglezias, Shaggy, Revolverheld, Christina Sturmer dhe plot të tjerë kërkojnë jo vetëm të ndihmojnë ekipet e tyre të zemrës, por edhe të jenë Hit-et e “Euro 2008”. Por janë tifozët ato që e vendosin, ato këndojnë. Mund të zgjedhin nga Revolverheld (Mbretërit e pistoletës) këngën hit “Helden 08”, apo atë të bukuroshit spanjoll, “Can You Hear Mi”. Natyrisht që flitet për Gjermaninë apo Spanjën në futboll më tepër se sa për këngën. Në garë për të zgjedhur kanë ndërhyrë edhe vetë protagonistët. Traineri I Gjermanisë Loë ka votuar për grupin “Kunstrasen” (Piktorët e rrugës), ndoshta prandaj vetëm duke u gdhirë e diela kjo këngë është dëgjuar mbi 100 mijë herë.
Por këngët gjermane nuk janë për të gjithë, madje as për futbollistët e Kombëtares së Gjermanisë. Lukas Podolski, me pasaportë gjermane, por i lindur në Poloni, s e fsheh se edhe në autobusin që po e dërgon në stadium, tre orë para ndeshjes, dëgjon me iPods Hip-Hop në gjuhën polake. E ka “spiunuar” vetë shoferi I Kombëtares, Ëolfgang Hochfellner. Eshtë miku I tij, të mërkurën pikërisht ai ka kënduar më shumë “Happy birthday” për Poldin që mbushi 23 vjec. Ndërkohë në kufirin tjetër, atë polak, gjërat janë ndryshe. Të dielën të gjitha gazetat e bulevardit shfrynin kundër Gjermanisë. Më e madhja “Fakt”, në faqe të parë kishtë një foto të montuar me trainerin e Polonisë lart dhe kokat e Balak dhe Loë poshtë. Shigjetat sidomos ishin drejtuar nga portieri Lehman – sipas shtypit polak – në formë jo të mirë për momentin. Pikërisht për këtë, ëndrra e polakëve shkon jo vetëm për të fituar, por edhe për të shënuar shpejt, sapo të nisë ndeshja. Në ditarin e së dielës nuk duhet harruar edhe trainer austriak. Eshtë ai që I ka shpallur “luftë” njësoj si prostiturave, ashtu edhe menaxherëve, që kërkojnë të shastisin futbollistët me merkaton. Ndërkohë që 12 mijë tifozët portugezë, edhe pse kanë fituar ndaj Turqisë, gjejnë kohë të protestojnë ndaj organizatorëve. Sepse vetëm për të ndjekur seancat stërvitore të idhujve të tyre duhet të paguajnë 15 franga, ose gati 10 euro. Dhe në fund, lajme të këqia nga Zvicra, sulmuesi Frei I dëmtuar në ndeshjen e së shtunës, do të mungojë për 12 javë, ndërsa bashkëshortja e trainerit të Zvicrës, Alice, është shtruar urgjent në Spitalin e Universitetit të Zyrih më një krizë epileptike.
Ky lajm është publikuar: 09/06/2008