“Euro 2008”, topi i çmendur…
Autori i Lajmit: Edmond Laçi
Mund ta quash pa frikë “Topi i çmendur” epideminë që ka prekur Zvicrën dhe Austrinë, por edhe gjithë Europën. Ngjasimi është edhe më i afërt, kur mendon se “të sëmurat” e deri para pak kohëve, pikërisht këtu kanë “atdheun” e tyre.
Pavarësisht se sot (pra lopët) më tepër se sa me “trikot” e tyre, i shikon të zbukuruara me ngjyrat e flamujve kombëtarë, madje edhe me fanellat e futbollistëve. Dhe jo rastësisht në 13 minutat e ceremonisë së “Euro 2008” (para takimit Zvicër-Ceki) protagonistet më të rralla ishin pikërisht “fabrikat e qumështit”.
Ndaj që prej së shtunës, nuk është më problem të sëmuresh nga futbolli, por si të shpëtosh prej tij. Sidoqoftë për t i shpëtuar nuk duhet shumë, ndoshta edhe vetëm 50 kilometra nga Bazeli, mjafton që qyteza apo fshati ku kërkon të rehatoshesh të mos ketë më policë zviceranë, apo austriakë. Gjithkush që ka udhëtuar më parë drejt Zvicrës mund të ketë vënë bast për një javë të tërë për të shikuar një të tillë, ndërsa në ditët e “Euro 2008”, i zbulon me shumicë. Të vërtetë, me jelek antiplumb, me superarmë në duar, pa shumë buzëqeshje, në çdo metër katror, në çdo stacion, poshtë çdo ure dhe kryqëzimi ku priten të kalojnë tifozë, qofshin edhe vendas. Duket vërtetë çudi që në vendin ku edhe zjarrfikësit apo ambulancat kanë “frikë” të ngrënë zërin, një ushtri e tërë (veshur me uniforma të gjelbërta), shoqëron kaq ushtarakisht “ushtrinë” e fansave europianë. Ndaj s bën asnjë cudi lajmi që e mëson në radion e një taxi duke u përpjekur të “mos sëmuresh” edhe ti nga futbolli si të tjerët, se vetëm duke u gdhirë e diela, janë arrestuar gati 100 tifozë. Ndoshta nga më të butët, që gëzojnë edhe kur munden, mjafton që ekipi i tyre i zemrës ka luajtur si i barabartë, ka goditur shtyllën, por edhe i është ngrënë pak haku nga fqinji i tyre italian. Sidoqoftë, në pak minuta mund të “shërohesh” vërtetë, duke ikur drejt të vetmeve bujtina në kufirin që ndan Zvicrën me Gjermaninë. Mjafton të kalosh pak metra kufirin dhe ndjen se ke shpëtuar vërtetë: s ka më as tifozë që këndojnë, as të pirë prej tyre që të kërkojnë një cigare me patjetër, as një birrë me radhë të gjatë që kushton 6 euro, as Hotel që me “mik” që mund ta gjesh te 1 mijë franga-t, por edhe as helikopterë që e shohin ndeshjen “live” nga ajri, “vullnetarë” që të pyesin nga do të shkosh dhe, pasaportën që duhet ta tregosh cdo minutë, si një biletë tramvaje. Dhe pikërisht kur mendon se ke “shpëtuar” vërtetë, ke dëshirë të sëmuresh sërish…Zvicra dhe Austria janë vetëm dy hapa larg. Aq më tepër që sonte luan edhe Hollandë-Itali. Eshtë koha për të qenë edhe ti i sëmurë, është koha e epidemisë “Euro 2008”…
Ky lajm është publikuar: 09/06/2008