E Diel, 1 Nëntor 2026

Romela Begaj: Pas Pekinit, nuse me shtangë

Autori i Lajmit: Fabiola Kurteshi
Sporti që Romela ushtron nuk i jep mundësi asaj të jetë femërorë në veshje

Shteti i shëprfill sportistët e medaljeve

Mungesa e pagesave nga shteti na i vështirësonë përmirësimin e stërvitjes

Peshëngritja gjithmonë është parë një si një sport për meshkuj por nuk është kështu për 21-vjeçaren Romela Begaj e cila me vullnetin e saj ka mundur të sjellë në Shqipëri mendaljen e artë. Me një konstrukt mashkullor, me muskuj të tepruar ajo mund të ngreje deri në 212 kg dhe të “frikësojë” edhe meshkujt. Edhe pse ndihet inferiore ndaj bashkmoshatareve të saj për muskujt e tepruar ajo vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Shtanga nuk është dashuria e saj e parë, por as e vetmja. Duke qënë një vajzë e shkathët dhe elastike në moshën 8-vjeçare ajo është bërë pjesë e cirkut të Tiranës dhe ka jetuar me magjinë e tij deri në moshën 16-vjeçare, për të filluar një tjetër aventurë, peshngritjen e cila i dhuroi asj edhe medaljen e artë. Një vajzë e thjeshtë, e përkushtuar dhe plot guxim për të arritur aty ku dëshiron. Stërvitet dy herë në ditë nga 3-4 orë për të treguar edhe në Pekin vlerat e sportit shqiptar dhe për t u rithyer në atdhe me një tjetër medalje. Peshëngritësja që këto ditë ishte në qëndër të vëmendjes së mediave tregon për “Ballkan” sekrert e jetës intime, të dashurin dhe bashkjetesën e saj.

Si ka filluar Romela Begaj të merret me sport?
Kam qënë vetëm 8 vjeç kur jam regjisturar pranë cirkut të Tiranës. Struktura e trupit tim më lejonte të meresha me ushtrimet e cirkut por edhe dëshira ishte shumë e madhe ndaj kam punuar dhe kam aritur të jem një nga nxënëset më të mira. Kam performuar si artiste vertikaliste dhe si klloune deri në moshën 16-vjeçare me trajnerin tim të parë sportiv Bajram Kurti. Kam marrë pjesë në shumë turne ku kam përfaqësuar Shqipërinë dhe që fëmijë më është krijuar dëshira për të dhënë maksimumin dhe për të nderuar ventin tim. Mendoj se jam ende e vogël por do bëj gjithçka për të ngritur flamurin shqiptar kudo të mundem.

Kur keni filluar të merreni me sporetin e peshëngritjes?
Në moshën 16-17 vjeç më kanë sygjeruar të merrem me këtë sport pasi kisha strukturën e përshtatshme për të. Kam filluar të stërvitem me trajnerin tim Hektor Shaqiri me të cilin vazhdoj të stërvitem edhe sot. Pas tre muajsh unë mora pjesë në kampionatin Olimpik të Mesdheut në Spanjë nga ku morra edhe vendin e tretë pra medaljen e bronxit. Më pas mora pjesë në Kampionatin Europian për të rinj në Slloveni, më pas në Kinë, në Strasburg e në të gjitha aktivitetet që ka marrë pjesë Shqipëria ku kam marrë edhe shumë mendalje bronxi e argjendi.

Si jeni ndjerë në fillimet tuaja në këtë sport që konsiderohet për meshkuj?
E kam pasur shumë të vështirë të ambientohem si fillim me ndryshimet që po pësonte trupi im. Unë nuk ngjaja më me bashkëmoshataret e mia pasi më ishin formuar shumë muskujt dhe trupi më kishte marrë një formë trekëndëshi. Ndihesha pak inferiore por më pas u mësova. Më ndodh që edhe tani të ndihem jo mirë për shkak të trupit tim jo të zakontë por jam e kënaqur që kam arritur të shpërblehem për gjithë punën dhe lodhjen time. Ndonjëherë dua të vishem ndryshe por trupi sportiv nuk ma lejon këtë ndaj detyrohem të vishem sportive.

Si janë kushtet e palsestrës në të cilën ju stërviteni?

Kushtet janë shumë të këqia, duke menduar që sporti ynë kërkon një stërvitje mjaft të gjatë e intensive të paktën palestra duhet të ketë kushtet më minimale të saj. Veç ambinetit të paparështashën ku ne punojmë nuk kemi as shtanga me të cilat të mundim të kampin normat që na duhen për të garuar. Të them të drejtën unë kam dy vjet që skam shtangë, vetëm kur do të shkoja në Itali ku mora edhe medaljen e artë sponsori im më bleu edhe shtanëgën. Jam stërvitur gjatë gjithë kohës me shtangë me bosht 20, që normalisht përdoret nga meshkujt, pasi për femra nuk ka. Edhe pse stëvitemi në kushte të vështira pasioni për sportin të bën të harrosh gjithçka dhe të vazhdosh e të luftosh deri sa të arrish të marrësh diçka.

Këto ditë duket se ke ngritur zërin në media dhe keni kërcënuar se nuk do të garoni më për Shqipërinë. Sa e vërtetë është kjo dhe cilat janë pakënaqësitë e tua?

Është e vërtetë që unë këto ditë kam dalë në disa media dhe kam deklrauar se do të largohem nga Shqipëria nëse nuk do të marrë ato lekë që më takojnë. Kam disa vite që stërvitem dhe me punën time kam mundur të fitojë disa medalje dhe së fundmi medelajen e artë në Itali dhe këto nuk janë pak. Por në shtetin tonë askush nuk do t ia dijë për sportistët dhe për shpenëzimet që ata kanë. Jemi ne që lartësojmë vlerat e vendit tonë dhe ngrejmë flamurin kudo ku shkojmë. Por edhe shteti duhet të na përkrahë, të paktën të na japë ato që na takojnë asgjë më shumë. Edhe në rastin tim konkret unë nuk kam asnjë mundësi ekonomike për të ndjekur trajtimet e duhura që të kap normat e garës. Duhet të them që vetëm trajtimi me vitamina mua më shkon te 1200 euro në muaj përveç ushqimit specifik. Jam duke kërkuar ato lek që mua më takojnë me ligj. Nuk është e drejtë që Ministria e sportit të deklarojë shumën që do marrim për çdo medalje dhe më pas të tërhiqet duke nxjerrë probleme jo të vërteta. Mua më duhen këto lekë sepse nuk kam me ç farë të shkojë në olipiadën e Pekinit, ndoshta duket e pabesueshme por nuk kam të ardhura të tjera.

Si reagoi Ministria pas deklaratës suaj për shtyp?

Ministria kujtohet për sportistët vetëm kur bëhet shumë zhurmë në media, se ndryshe harron se edhe ne kemi nevoja për të jetuar dhe nuk marrim asnjë të ardhur tjetër nga shteti. Shpresoj që unë të marr ato që më takojnë dhe të mbyllet ky debat sepse nuk është as etike që të debatojmë pikërisht në këto momente kur jemi duke u pregatitur për në Olimiadën e Pekinit.

Nësë do të vazhdojnë të mos i respektojnë ligjet për pagesat e sportistëve për kë do të garojë Romela?
Nuk e di me saktësi, por mund të them se do më pëlqente të stërvitesha në Angli, ky është stacioni im më i dashur. Shpresoj që shteti ynë të marrë përsipër përgjegjësitë e tij dhe të na respektojë ashtu siç bëjmë edhe ne me punën tonë. Nëse ata do të tregohen korrekt jo unë por askush tjetër nuk do të largohej nga Shqipëria.

Keni menduar se kur do të largohenoi nga ky sport?
Nëse çdo gjë do të shkojë ashtu siç e kam menduar unë do të thoja që gara ime e fundit do të jetë ajo e 2012 në Londër. Besoj se do të jetë mjaftueshëm për mua pasi do më duhet të mendojë edhe për familjen time, të cilën sapo kam filluar ta ndërtojë.

Cfarrë bën Romela jashtë stërvitejs, në jetën e përditshme?
Kam shumë pak kohë për tu marrë me veten pasi i jam pëkushtuar totalisht stërvitjes për tu pregatitur për në Olimpiadën e Pekinit. Atë pak kohë që kam e kaloj më të dashurin tim të cilit vazhdoj t i thërras kështu edhe pse kemi gati dy muaj që jemi fejuar. Është pak e vështirë të jesh sportiste dhe të krijosh një familje por unë edhe pse e vogël në moshë e hodha hapin e parë.

Mund të na tregoni diçka për të fejuarin tuaj, si jeni njohur me të?

I fejuari im është 24 vjeç dhe është shumë xheloz, rimë gjithë kohën bashkë madje edhe në stërvirtje nuk mungon asnjëherë. Është mjaft i apasionuar pas sportit sidomos pas peshngritjes dhe është një nga njerëzit që më shtyjnë të vazhdoj të stërvitem. Prej dy muajve jetojmë në të njëjtën shtëpi dhe mendoj se kam gjetur njeriun e duhur për jetën time. Kuptohemi shumë mirë bashkë dhe kemi mundësi të krijojmë një familje të fortë.

A jeni xheloze për të fejuarin?

Të them të drejtën jam shumë xheloze, më duket sikur e shikojnë të gjithë por nuk kam frikë se mund të marrin pasi mund të tregoj muskujt. Besoj se femrat i kanë frikë muskujt e mi.( tregon me shaka Romela).

Çfarë keni menduar të bëni më vonë?

Besoj se pasi të kthehem nga Pekini do të organizoj një dasmë mjaft të këndëshme dhe të veçantë. Do të jem ndoshta e para nuse me shtangë. Do të jem e veshur si çdo vajzë tjetër në një dasmë tradicionale shqiptare por aty nuk do të mungojë as dashuria ime, shtanga.

Disa ditë më parë u lajmëruat që do merrni pjesë ne Olimpiadën e Pekinit, si e pritët këtë ftesë?

Ftesën e prisja prej kohësh pasi unë dola e teta në botë, edhe pse erdhi me pak vonesë, pasi jam sportisja e 11 shqiptare që u njoftova për pjesëmarrje. Ndihem mjaft e gëzuar dhe njëkohësisht më e prirur për të punuar, nuk është e lehtë të përfaqësosh vendin tënd në një olipiadë të trillë.

Çfarë synon të arrish në këtë Olimpiadë?

E rëndësishme për mua është pjesëmarrja, pasi jo çdo sportisti i jepet një mundësi e tillë por vetevetiu lind edhe dëshira për të fituar diçka, vërtët po shkoj por sduhet të kthehem duarbosh. Janë këto fjalë që ia them vetes çdo ditë para se të fillojë stërvitjen. Shpesoj të arrijë diçka po punoj shumë për të.

Deri disa vite më parë ishte Fetije Kasaj idhulli shqiptar i peshëngritjes, sot je bërë ti…

Nuk mund të thëm se jam bërë idhulli i peshëngritjes, unë jam munduar të mposht imazhin e keq qe la në gjithë botën ajo dhe shpresoj se ia arrita qëllimit. Unë s luftoj për të kaluar dikë por për të rritur imazhin e sportit që unë përfaqësoj kudo ku shkoj.
Ky lajm është publikuar: 09/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›