E Diel, 1 Nëntor 2026

Procedura e re për legalizimin e shtesave

Autori i Lajmit: red.
Për të ndryshuar strukturën e banesës qytetarët duhet të pajisen me leje nga Bashkia e Tiranës. Kështu, të gjithë qytetarët që duan të bëjnë ndërhyrje në strukturën e shtëpisë, të hapin një derë, një dritare apo një mur rrethues, duhet që t i nënshtrohen procedurave të bashkisë.
Në këtë mënyrë ata do të jenë korrekt me ligjin, ndërsa bashkia nuk do të detyrohet të ndërhyjë për prishjen e objektit të tyre që ata ndërtojnë. Për të legalizuar objektin që do të shtohet në banesë, duhet që të plotësohet formulari me të gjitha të dhënat e objektit që do të ndërtohet. Një ndërtim i tillë mund të jetë një shtesë në banesë, hapja e një dere apo dritareje, mur rrethues i banesës, çati apo papafingo etj.
Formulari
Formulari përmban të gjitha të dhënat e personit që kërkon të bëjë ndryshime në objektin e banimit. Pjesë e formularit është edhe kërkesa që bëhet për të gjitha shtesat apo restaurimin e objektit të banesës, ku theksohet pjesa e banesës që do të kryhet ndërhyrja. Po kështu, të interesuarit duhet të bëjnë një relacion përshkrimor duke theksuar shkakun e këtij ndryshimi, në rastet kur ajo është derë apo dritare. Kjo kërkesë bëhet në emër të pronarit dhe e drejta për të ndërhyrë i jepet atij. Pronari duhet të ketë të gjitha dokumentet të rregullta mbi pronën dhe për këtë duhet të dorëzojë vërtetimin e pronësisë të shoqëruar me hartën treguese, origjinale dhe të tre muajve të fundit. Pjesë e formularit që duhet plotësuar është Gentplan i azhornuar me gjendjen faktike të zonës, i konfirmuar nga sektori i Kadastrës Urbane. Ndërtesa ku pritet të bëhet ndërhyrja, duhet të ketë një projekt, ku pjesë e tij të jenë të gjitha ndryshimet që do të bëhen. Njëkohësisht duhet të paraqitet edhe dokumentacioni fotografik me përmasa 210x297 mm. Ndërsa në rastet kur pronari kërkon të ndërtojë një mur rrethues përreth banesës së tij, këtyre dokumenteve u shtohen edhe disa të tjera. Për ndërtimin e murit rrethues, duhet të dorëzohen edhe disa të dhëna të tjera si: grafik punimesh, kontratë me firmën e ndërtimit, licencë arkitekti e konstruktori, të firmës së ndërtimit. Ndërsa pjesa tjetër i takon specialistëve të Bashkisë së Tiranës të merren me procedurat e tjera.
Afatet
Bashkia e Tiranës merr në angazhim që shqyrtojë dhe të kthejë përgjigje nëse këto ndërtime duhet të lejohet të kryhen apo jo, pavarësisht banesës që është private. Kjo për shkak se të rregullave të urbanistikës së qytetit të Tiranës, që i lejon ose jo shtesat apo ndërtimet në një zonë të kryeqytetit apo në një banesë të caktuar. Sipas burimeve nga bashkia, afatet kohor që mund të kthehet një përgjigje janë të pacaktuara dhe njëkohësisht procedurat janë të stërzgjatura. Për këtë arsye kryetarët e 11 Njësive Bashkiake të kryeqytetit kërkojnë nga Bashkia e Tiranëës marrjen e më shumë kompetencave. Shoqatat e Kryetarëve të Njësive Bashkiake kanë hartuar një listë të përpiluar me që përfshin 13-të pika. Kjo listë me kërkesa, tashmë ka mbërritur në Këshillin Bashkiak dhe pritet të shqyrtohet në mbledhjen e radhës. Shkak për këtë nismë mësohet se janë bërë problemet e shumta që janë hasur ndaj shërbimeve të ndryshme të qytetarëve.

Ky lajm është publikuar: 10/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›