E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahet nga jeta poeti Pirro Visari

Dje më 12 gusht të vitit 2009, në shtratin e tij, në banesën e tij në rrugën "Komuna e Parisit, Tiranë, kur ora donte edhe pak minuta të shënonte 05.30 minuta, pushoi zemra e poetit dhe fabulistit të njohur, Pirro Visari. Ai u nda nga kjo jetë pas një sëmundjeje të rëndë në moshën e artë të një burri krijues. Por Pirro Visari "iku" duke lënë prapa mjaft libra dhe veçanërisht kujtimin e një njeriu enciklopedik në dije dhe bohem në jetë. Po dje në orën 17.00, në varrezat e Sharrës, bashkëshortja, dy vajzat motrat, vëllai, si dhe miqtë e tij më të mirë, i dhanë fizikisht, vetëm fizikisht, lamtumirën e fundit Pirros. Në moshën 54-vjeçare Visari "iku" duke lënë pas vepra të mrekullueshme në vargje, sidomos në gjininë e fabulës. "Korbi politikan", kjo vepër-sarkazmë brilante për klasën politike shqiptare paratha me guxim që 14 vjet më parë ngjizjen dhe rrugën e shëmtuar të politikës shqiptare. Në sirtarin e veprave "më të mira" do jenë edhe vëllime të tjera të Pirros si "Nesër është sot", "Pleshti me fre", "Reformat e luanit", "Rekrutimi i lepurit" dhe libri i fundit me poezi që e botoi në muajt e fundit të jetës, "Muret e Qiellit". Por Pirron do ta kujtojnë përjetësisht të gjithë brezat për tekstet brilante të këngëve qytetase korçare. Kur rreth zjarrit apo kushedi se ku të këndojnë, "Gjimnazistja ime/ me flokë të arta/ Në dërrasën e zezë/ shikoj dy sy të kaltër…", Pirroja do shfaqet aty, do marrë kitarën e tij të dashur dhe...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›