Punë në komunitet, edhe për vepra penale
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Opozita më shumë se përfitimet financiare të shtetit, vuri theksin tek pasojat elektorale të këtij vendimi. Pandeli Majko, përfaqësues i PS-së në komision, e renditi këtë si një vendim të Qeverisë, nga e cili mund të përfitojë në zgjedhjet e 2009-ës”
Së shpejti, për një numër të konsiderueshëm veprash penale pritet që dënimi nuk do të jetë më burgu. Në bazë të një projektligji, të depozituar në Komisionin e Ligjeve, “Shërbimi i provës” do të jetë organi më i ri nën varësinë e Ministrisë së Drejtësisë, i cili do të mbikëqyrë personat e dënuar me gjysmë liri pra, zbatimin e dënimeve alternative. Në bazë të ndryshimeve të propozuara nga Ministria e Drejtësisë, në ligjin “Për ekzekutimin e vendimeve penale”, dënimi alternativ i jepet një personi që është dënuar me burg për vepra penale që kanë rrezikshmëri të vogël shoqërore nga gjykata pas kërkesës së tij. Pas dhënies së dënimit alternativ nga gjykata, i dënuari kryen punë të ndryshme në interes publik. Relatori i shumicës nënvizoi faktin se dënimi alternativ ka dhe përfitime financiare kur dihet që një i dënuar i kushton shtetit rreth 56 mijë lekë në muaj. Por opozita, më shumë se përfitimet financiare të shtetit, vuri theksin tek pasojat elektorale të këtij vendimi.
Diskutimet
“Zbatimi i dënimit alternativ për 400 të burgosur, pikërisht tani 7 muaj para zgjedhjeve, do të thotë një gjysmamnisti”, - tha Pandeli Majko, përfaqësues i PS-së në komision, duke e renditur këtë si një vendim të Qeverisë, nga i cili mund të përfitojë në zgjedhjet e 2009-ës. Por drejtori i Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, Miran Kopani, tha se kjo ishte thjesht një rastësi dhe nuk ka prapavija politike. Të njëjtin argument mbështeti dhe deputeti demokrat Sali Shehu. Ai pohoi se ky është ndër të paktët drafte që nuk lë asnjë hapësirë për diskutime politike. Të tjera shqetësime të ngritura nga deputeti Majko ishin dhe konsulenca me strukturat e tjera të sistemit të drejtësisë, si KLD dhe Prokuroria e Përgjithshme. Ai pohoi gjithashtu se duhet të saktësohet dhe përgjegjësia nëse ky sistem dështon.
Drafti
Deputeti demokrat dhe ish-ministër i Drejtësisë, Aldo Bumçi, sqaroi dje se projektligji krijon një institucion që nuk ka ekzistuar më parë, çka do të bëjë të mundur zbatimin e dënimeve alternative. “Në Shqipëri kemi pasur dënime altenative siç janë kundërvajtja penale apo lirimi me kusht, por kanë qenë shumë të kufizuar. Me krijimin e këtij institucioni bëhet e mundur që në Shqipëri të zbatohet e plotë gjithë gama e dënimeve alternative dhe kjo është një përvojë e huazuar nga vende që kanë dekada që e zbatojnë këtë gjë. Siç është momenti që gjykata që dënon dikë me burg, është Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve insitucioni penitenciar që mbikëqyr personin e dënuar. Por nëse ka një dënim alternativ që mund të jetë punë në komunitet, në një spital, punë publike, apo në një institucion privat që i shërben komunitetit kush do ta mbikëqyrë ekzekutimin e këtij vendimi? Prandaj është krijuar një institucion që quhet shërbimi i provës, që mbikëqyr sjelljen e këtij individi, sa po e zbaton vendimin”, - sqaron Bumçi. Sipas tij, kjo është një risi shumë e mirë më vendin tonë, sepse e bën shoqërinë më njerëzore dhe, për më tepër, ndihmon në rehabilitimin e personave të dënuar. “Një pjesë e mirë e veprave penale janë vepra që nuk kanë pse të dënohen detyrimisht me burg, mosha e personit, mund të jetë i mitur. Mosha e brishtë, por dhe pesha e një institucioni si burgu është një damkë që personi mban gjithë jetën. Dënimi alternativ zbut pikërisht këtë gjë”, - sqaron ai. Sipas Bumçit, një tjetër anë pozitive e këtij ligji është përfitimi financiar. Duke eliminuar shpenzimet për një të burgosur, mund të krijohen rezerva, të cilat mund të investohen në spitale, rrugë apo shkolla.
Ky lajm është publikuar: 25/09/2008