E Shtunë, 31 Tetor 2026

DR përkrahë iniciativën e diasporës shqiptare

Kryetari i Demokracisë së Re, Imer Selmani sot në selinë e partisë priti delegacionin e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan të kryesuar nga Kryetari Xhevat Sherifi.

Në këtë takim kreut të DR-së iu prezantua platforma politike me të cilën do të tentojnë të unifikojnë faktorin politik shqiptar në Maqedoni rreth disa çështjeve që kanë të bëjnë me statusin juridiko-politik të tyre.
Kryetari i KSHAI-it, Sherifi gjatë takimit shprehu zhgënjimin dhe pakënaqësinë e tij dhe të komunitetit shqiptaro-amerikan për rrjedhat politike të shqiptarëve në vend dhe pozicionit inferior të faktorit politik shqiptar në qeverisjen aktuale, si dhe ka ndarë shqetësimin për acarimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe bllokimin e procesit eurointegrues të Maqedonisë përmes politikave monoetnike dhe përjashtuese për shqiptarët dhe politikave nacionaliste kundrejt Greqisë që pamundësojnë integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.

Selmani ka mirëpritur këtë iniciativë të KSHAI-it dhe ka theksuar se ai dhe Demokracia e Re janë të gatshëm të përkrahin çdo tendencë e cila ka për qëllim përmirësimin e statusit politik të shqiptarëve, si dhe mirëqenies ekonomike dhe sociale të tyre në Maqedoni.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›