E Shtunë, 31 Tetor 2026

DRITERO AGOLLI: Une, deshmitar ngjarjeje historike

Personaliteti i fushes se letrave, Dritero Agolli, vleresoi dje se Pavaresia e Kosoves hap perspektiva te medha, sepse kalojme ne nje periudhe tjeter, ne periudhen e paqes, te lirise, integrimit dhe mireqenies te popullit te Kosoves. "Kjo eshte nje dite e madhe, dita me e madhe per Kosoven dhe nje nder ditet me te medha edhe per Shqiperine zyrtare", - deklaroi shkrimtari. Ai shtoi se "kjo dite do te mbetet ne kalendarin tone, si e para feste e Kosoves, ashtu sic eshte edhe 28 nentori i vitit 1912 per Shqiperine". Ne kete drejtim, Agolli theksoi se per kete dite kane punuar dhe luftuar shume breza ketu ne Shqiperi, por edhe ne Kosove dhe ne gjithe vendet qe ka shqiptare.
"Ne jemi brezi me i lumtur qe e pame edhe kete dite. Shume nga ne kane vdekur me nje brenge ne shpirt qe nuk e pane pavaresine e Kosoves dhe lirine e plote te saj. Shkrimtare, publiciste, historiane, intelektuale dhe personalitete kane pritur kete dite, por nuk kane arritur dot ta gezojne dhe brezi i sotem eshte deshmitar i kesaj ngjarje te madhe. Te gjithe ne duhet t'i urojme Kosoves nje rruge te mbare, si dhe te urojme gjithe popullin shqiptar qe kjo enderr po behet realitet", deklaroi shkrimtari Dritero Agolli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›