ISMAIL KADARE: Lajmi i mire i pavaresise
Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare, pershendeti dje "lajmin e mire" te shpalljes se pavaresise se Kosoves dhe shprehu besimin se familja e popujve do ta prese me mirekuptim kete mysafir teper te vonuar. "Ky eshte nje lajm i mire: Nje shtet i ri ka lindur ne Evrope. Nje popull tjeter i lire i shtohet kontinentit tone", vleresoi ne nje interviste per AFP-ne Kadareja, i permendur shpesh per Cmimin Nobel ne Letersi. "Ky eshte nje lajm i mire jo vetem per shqiptaret, por per te gjithe, ne radhe te pare per shtetet evropiane dhe ato te Aleances se Atlantikut, qe u angazhuan ne luften per kete liri", vazhdoi ai. "Me nje shtet te ri, kontinenti evropian do te gdhihet me i pasur, me i qyteteruar, me njerezor. Cdo liri e fituar eshte nje pasurim i vlerave dhe qyteterimit njerezor", tha Kadareja. Pas shpalljes se pavaresise, Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe shume vende te medha te Bashkimit Evropian pritet ta njohin shpejt pavaresine e Kosoves dhe hapi i pare qe kane hedhur eshte dergimi atje i nje misioni te BE-se. Nga ana tjeter, Beogradi, i mbeshtetur fort nga Rusia dhe serbet e Kosoves (pak me pak se 10 per qind e popullsise) e kane kundershtuar ate. "Pavaresia e Kosoves do te jete nje faktor stabiliteti dhe paqeje per te gjithe gadishullin e shqetesuar ballkanik, madje edhe per ata, qe gabimisht, kujtojne se mund te demtohen prej saj", nenvizoi Kadareja, shkrimtari qe e ka vendosur identitetin shqiptar ne qender te vepres se tij. "Historia e njerezimit nuk njeh ndonje rast kur liria e nje populli te jete e demshme per te tjeret. Perkundrazi", vleresoi ai.
Sipas Kadarese, "normalizimi i Kosoves, kthimi i saj nga nje model i dhunes dhe i urrejtjes ne modelin e kundert, ate te respektimit te te drejtave njerezore, te standardeve demokratike e te bashkejeteses harmonioze midis etnive te ndryshme do te jete nje sfide". "Nje shembull dhe nje tjeter lajm i mire qe do te pritet prej saj", nenvizoi ai.
Komuniteti nderkombetar ka frike per konfrontime te reja ndermjet komunitetit shqiptar dhe serb, edhe pse Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci eshte angazhuar te mbroje te drejtat e te gjitha minoriteteve. "Shqiptaret e Kosoves do te gjenden ne projektoret e gjithe botes. E nuk eshte e lehte kjo per nje popull qe nuk e ka njohur kurre lirine", vleresoi Kadareja qe jeton mes Tiranes dhe Parisit. "Shqiptaret e Kosoves jane i vetmi popull i Evropes, i cili ka kaluar nga nje roberi ne tjetren dhe kjo eshte njelloj si te kalonte nga nje nate ne nje tjeter nate pa e pare kurre driten e dites", pohoi Kadare. Ai shtoi se fytyra e vertete e nje populli shfaqet jo ne roberi, por ne liri, sepse nje popull i lire eshte krejt i ndryshem nga nje popull qe ndodhet jo ne liri. "Kam besim se shqiptaret e Kosoves do te tregohen dinjitoze dhe te pergjegjshem ne kete gjendje te re. Te pergjegjshem ne radhe te pare para vetes e natyrisht perpara familjes se popujve te lire qe presin aq shume prej tyre", tha Kadareja, duke perfunduar: "Kam besim gjithashtu se familja e popujve evropiane dhe e gjithe familja e gjere e popujve do ta presin me mirekuptim kete mysafir teper te vonuar".