Kujtesë e harruar
Përpara disa ditësh, historiani Uran Butka, në frymën e nismës së rishkrimit të historisë dhe padyshim i përfshirë në jehonën intriguese të fjalimit të fundit presidencial, i cili ka ngjallur kureshtje e interes edhe ndër qarqe të etura për mondanitet, boton te "Gazeta Shqiptare" një artikull pikërisht për Familjet e Mëdha dhe përbaltjen e tyre gjatë diktaturës komuniste.
Duke e njohur nga larg kontributin e Uran Butkës në lëmin e historisë, e sidomos në pjesët e saj më të tjetërsuara dhe shpërfytyruara nga historiografia nacional-komuniste, ish e pamundur të paragjykoje se artikulli i tij për këtë temë do të ish i cunguar. Paragjykimi bëhet ende më i pamundur kur dihet se historiani në fjalë është Butkalli, derë kjo e cila i ka paguar shtrenjtë shtrembërimet dhe tjetërsimet e historiografisë në fjalë. Në se cungimet do të ishin prurje të ndonjë dinozauri të historisë së realizmit socialist, kjo do të kish qenë vetëm e natyrshme.
E megjithatë, Butka e nis mirë sprovën e tij: "Familjet e mëdha kanë luajtur një rol parësor në çdo kohë, falë vlerave, pasurisë, pushtetit moral e shpirtëror dhe ndikimit të tyre të fuqishëm brez pas brezi. Nëpërmjet pinjollëve të shquar, ideve, vendimmarrjes dhe veprimit të tyre, familjet e mëdha janë imponuar në udhëkryqet e historisë, kanë ndriçuar dhe udhëhequr lëvizje të mëdha, si edhe kanë krijuar elitat atdhetare, kulturore, politike dhe luftarake, aq përcaktuese për identitetin, ekzistencën dhe përparimin e një kombi dhe të një shteti". Asgjë për të shtuar; përkufizimi i Butkës për familjet e mëdha shqiptare dhe vazhdimësinë e kontributit të tyre përgjatë historisë është i saktë.
Ligjërata e tij fillon me Frashërllinjtë, familje të cilën Butka me të drejtë e cilëson si "një nga familjet e mëdha rilindëse... (e cila) ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm në historinë dhe kulturën e kombit tonë", e teksa shtjellon vazhdimësinë e rolit të vyer të Abdylit, Naimit, Samiut dhe Mit‘hatit, figura të cilat i konsideron si "ideatorë, frymëzues dhe misionarë të Rilindjes, të Lidhjes së Prizrenit, Pavarësisë e luftës për liri e shtet kombëtar", argumentin e vazhdon duke theksuar përbaltjen e disa prej pinjollëve të kësaj familjeje nga historiografia e diktaturës; padyshim Mit‘hatin dhe Mehdiun, si "tradhtarë e kriminelë".
Që në shembullin e parë pra, historiani e njeh lexuesin me skemën e procedimit e cila me sa duket do të jetë: cilësimi i familjes së madhe dhe i kontributit të saj nëpërmjet personazhit historik konkret dhe më pas, mënyra sesi ajo u asgjësua apo tjetërsua nga historiografia diktatoriale. Pasi e ka kuptuar mirë temën dhe skemën e historianit, lexuesi e vazhdon udhëtimin e tij historik me familjen e Zogollëve, Vlorajve, Butkallinjve, Biçakçinjve, Delvinjarëve dhe më pas haset me një mori mbiemrash të tjerë të cilëve në rastin më të mirë përpiqet t‘u kujtojë e shumta dy emra.
Asnjë fjalë për Vrionasit apo Toptanasit ndërkaq që, siç thamë, historiani ia ka shpallur lexuesit që në fillim si qëllimin ashtu edhe skemën e argumentimit të tij. Lind pyetja: cili është kriteri që ka përdorur historiani Butka për të cilësuar familjet e mëdha dhe rolin e tyre "parësor në çdo kohë, falë vlerave, pasurisë, pushtetit moral e shpirtëror dhe ndikimit të tyre të fuqishëm brez pas brezi"?
Si Vrionasit, ashtu dhe Toptanasit e kanë firmosur me dorën e tyre historinë dhe fatet e kombit shqiptar.
Por le t‘i rikthehemi ndërkaq qëllimit të sprovës së historianit Butka. Nëse kriteri për të qenë familje e madhe, shpallur që në fillim nga autori, është ai që përdoret në rastin e Frashërllinjve, të cilët Butka i cilëson si "ideatorë, frymëzues dhe misionarë të Rilindjes, të Lidhjes së Prizrenit, Pavarësisë e luftës për liri e shtet kombëtar", atëherë ky kriter na rezulton i aplikueshëm të paktën në rastin e Vrionasve. Por le t‘i marrim me radhë:
Lidhja Shqiptare e Prizrenit: Abdyl Bej Frashëri nuk ka qenë i vetëm në ideimin, frymëzimin dhe misionarizmin gjatë ndërmarrjes më të madhe kombëtare të gjysmës së dytë të shekullit XIX, e njohur nga historia si Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Mehmet Ali Pashë Vrioni ka qenë bashkudhëtari i tij më i afërt në këtë fillim të odisesë së madhe kombëtare. Si deputet i pashallëkut të Beratit në Parlamentin Osman, Mehmet Ali Pashë Vrioni i njihte mirë sprovat që kalonte Perandoria Osmane e sidomos ato të pasluftës ruso-turke (1877-1878) si dhe planet për aneksimin e vilajeteve shqiptare të Traktatit të Shën Stefanit. Ndërkaq, posti i tij i lartë në administratën osmane nuk e pengoi as Mehmet Ali Pashën e as Abdyl Beun, por as Omer Pashë Vrionin (të dytin), një tjetër Vrionas pjesëmarrës në këtë lëvizje, të mëtonin për mbrojtjen e bashkimin e katër vilajeteve në kuvendin e parë mbarëshqiptar të Prizrenit.
Ishte pikërisht Mehmet Ali Pashë Vrioni ai që udhëhoqi së bashku me Abdyl Bej Frashërin përfaqësinë shqiptare në Kongresin e Berlinit më 13 Maj 1878 dhe të dy i parashtruan Kongresit të Berlinit kërkesat e Lidhjes të Prizrenit: bashkimin e katër Vilajeteve Shqiptare dhe njohjen e tyre si territor autonom nën kuadrin e Perandorisë Osmane. Ish Mehmet Ali Pashë Vrioni ai që u nis me Abdyl Bej Frashërin nga Preveza më 30 Mars 1879, në drejtim të kryeqyteteve kryesore të Evropës për të siguruar përkrahje për çështjen shqiptare në arenën ndërkombëtare.
Rilindja Kombëtare: Nëse me Rilindje Kombëtare nënkuptojmë gjithë aktet patriotike të sferës politike, ekonomike, sociale, kulturore dhe letrare që e paraprinë Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe Shpalljen e Pavarësisë së shtetit shqiptar, atëherë Vrionasit në këtë lëmi shfaqen më tepër se thjesht prezentë.
Le të përmendim si fillim një ndër pasuritë kulturore, ekonomike, sociale dhe politike më të mëdha që Vrionasit u lanë shqiptarëve: themelimin e qytetit të Fierit, më 1864 (burime të tjera mbrojnë 1877), nga Omer Pashë Vrionin (i dyti), i cili e ndërtoi qytetin sipas një plani arkitekturor frëng, vepër kjo që u vazhdua më pas nga njëri prej djemve të tij, Kahreman Pashë Vrioni (i dyti). Qyteti i Fierit edhe sot e ruan planimetrinë e tij origjinale, tek e cila ndërthuren në harmoni sistemet kuadratike dhe rrezore, por fatkeqësisht jo fizionominë.
Më konkretisht për sa i përket periudhës nën shqyrtim, ndër figurat më të spikatura që lëvrinë në shërbim të kulturës dhe gjuhës shqipe ish në radhë të parë Mehmet Ali Pashë Vrioni, anëtar i Komitetit të Stambollit, nën influencën e të cilit u krijua në Berat, më 10 Gusht 1898, Shoqata Bashkimi, degë e Komitetit të Stambollit, me kryetar Aziz Pashë Vrionin dhe anëtarë themelues Nyzhet Bej Vrionin dhe Islam Bej Vrionin. Në Kongresin e Manastirit më 1908, Berati do të përfaqësohej gjithashtu nga Nyzhet Bej Vrioni dhe Kahreman Pashë Vrioni (i dyti), përkatësisht themeluesit e dy shkollave të para shqipe në Berat më 1908 dhe mësues të tyre së bashku me Islam Bej Vrionin. Në Kongresin e Elbasanit, më shtator 1909, kongres ky i cili, ndër të tjera, përgatiti dhe hapjen e Normales së Elbasanit, shkollë për të cilën Vrionasit dhanë kontribut të vyer financiar, Shoqata Bashkimi u përfaqësua nga Kahreman Pashë Vrioni, Qemal Bej Vrioni dhe Sali Pashë Vrioni. Ndërsa një tjetër kryetar i shquar i Shoqatës Bashkimi do të ish dhe Ilias Bej Vrioni më 1908.
Shpallja e Pavarësisë: Shumë pak delegatë pjesëmarrës në kuvendin e dytë mbarëshqiptar u lakuan nga historiografia diktatoriale. Një pjesë e mirë e tyre u fshehën sepse u konsideruan armiq dhe tradhtarë të kombit, tradhti të cilën Partia e Punës dhe lakenjtë e saj u spërdrodhën paq ta vërtetonin. Megjithatë, historia i ruajti emrat e tyre dhe ndër nënshkruesit dhe delegatët e deklaratës së pavarësisë së shtetit shqiptar na rezultojnë dy Vrionas, përkatësisht Ilias Bej Vrioni dhe Sami Bej Vrioni, por edhe Nyzhet Bej Vrioni si sekretar i Ismail Qemal Bej Vlorës. Po ashtu si na rezultojnë dhe dy Toptanas nga Tirana: Abdi Bej Toptani dhe Murad Bej Toptani. Dy familje këto të cilat historiani Butka i shfaros në diskursin e tij për familjet e mëdha.
Qeveritë e Përkohshme: Aziz Pashë Vrioni, në funksionin e tij si Prefekt i Beratit, pikërisht gjatë kësaj periudhe, do të provohej si një nga shtyllat mbështetëse të qeverisë së përkohshme të Ismail Qemal Bej Vlorës. Po ashtu, autoriteti që rrezatonte kjo figurë qendrore, sidomos gjatë mandateve të tij si ministër i Financave (1914) dhe ministër i Bujqësisë dhe Tregtisë (1914), por edhe si ministër i Punëve Botore (1915-1916) do të ish vendimtar gjatë këtyre viteve të paqëndrueshme dhe të rrezikshme për shtetin e ri shqiptar. Një tjetër figurë e përmasave autoritare ish dhe ajo e Sami Bej Vrionit, i cili shërbeu si Shambelan i Oborrit Mbretëror (1914) dhe si ministër i Punëve Botore (1918-1920), qeveri nga e cila dolën dhe përfaqësuesit e Konferencës së Paqes së Parisit.
Lufta e Vlorës dhe Kongresi i Lushnjës: Në janar dhe shkurt të vitit 1920, u mbajt në Lushnjë një tjetër kuvend kombëtar i rëndësisë maksimale, ngjarje kjo e cila është mbuluar me një tymnajë opake në perceptimet moderne shqiptare. Shqipëria e pasluftës së Parë Botërore dilte nga një gjendje kaotike dhe sërish seriozisht e rrezikuar në sovranitetin e saj.
Qeveritë para dhe gjatë Zogut: Qeveria e dytë që doli pas Kongresit të Lushnjës, pas asaj të Suleiman Pashë Delvinës, ish ajo e Ilias Bej Vrionit. Kjo do të ish vetëm hera e parë që Ilias Beu do të kryesonte kabinetet qeveritare gjatë periudhës që i parapriu revolucionit të Nolit, përgjatë së cilës Ilias Bej Vrioni do të shërbente si Kryeministër i shtetit shqiptar plot tri herë, përkatësisht më 1920, 1921 dhe 1924. Një tjetër pjesëtar i kabineteve qeveritare të kësaj periudhe do të ish edhe Hysen Bej Vrioni, i cili do të shërbente dy herë si ministër i Drejtësisë, përkatësisht gjatë viteve 1921-1924. Është tejet e rëndësishme të theksohet rëndësia historike e pikërisht kësaj periudhe në formimin e shtetit shqiptar dhe institucioneve të tij, të cilat ai i trashëgon edhe sot. Arritja historike më e madhe që trashëgojmë pikërisht nga këto kabinete qeveritare është njohja e shtetit shqiptar nga Liga e Kombeve në dhjetor 1920. Këtë pasuri të jashtëzakonshme, e cila vulosi ndërkombëtarisht kufijtë, paçka të cunguar por gjithsesi të kërcënuar të Shqipërisë, e trashëgojmë kryesisht falë punës së qeverisë së Ilias Bej Vrionit, padyshim në bashkëpunim me kontributin e çmuar të Nolit. Gjithashtu institucionet e Parlamentit (1921) dhe të Kushtetutës (1924) që trashëgojmë pikërisht nga kjo periudhë, ruajnë gjurmët e një tjetër Vrionasi, përkatësisht ato të Qemal Bej Vrionit.
Ndërkaq që Ilias Bej Vrioni zgjidhej për herë të tretë Kryeministër i shtetit, më 27 maj 1924, pikërisht si figurë pajtuese e kampeve politike konservatore dhe liberale në konflikt, Noli kish nisur marshimin e pakthyeshëm me revolucionin e tij demokratik, me gjithë kaosin që pruri me vete ky i fundit për shtetin e ri shqiptar. Ngritja në pushtet e Ahmet Bej Zogollit nuk mund të kuptohet pa pasojat që solli ky revolucion në politikën dhe shoqërinë shqiptare. Fillimisht Ahmet Bej Zogolli e më pas Zogu I Mbret i Shqiptarëve, nuk mund ta anashkalonte rëndësinë e Vrionasve në kabinetet qeveritare, ndaj Ilias Bej Vrioni figuron përkatësisht me pesë mandate si ministër i Jashtëm dhe dy si ministër i Plotfuqishëm në Paris e Londër, ndërsa Hysen Bej Vrioni me dy mandate si ministër i Jashtëm, pikërisht gjatë kësaj periudhe. Kjo për të përmendur më të rëndësishmet.
Zgjedhjet e Gabuara: Gjatë turbulencave me rrezik asgjësimi që kaloi historia e formësimit të shtetit shqiptar, qoftë gjatë Luftës së Parë e qoftë gjatë asaj të Dytë Botërore, një pjesë e veprimtarëve politikë shqiptarë, përfshi dhe pinjollë nga familjet e mëdha, krijuan aleanca të cilat në perspektivë cilësohen të gabuara. Gjithsesi, është evidence ulëritëse fakti që ashtu sikundër Frashërllinjve nuk u humbet asnjë grimcë rrezeje shkëlqimi në historinë e kombit e shtetit shqiptar, ashtu edhe Toptanasve nuk mund t‘u shuhet kurrë kontributi i vyer për faj të një pinjolli, e kësisoj ende më pak të tjerëve.
Terrori dhe Krimet e Diktaturës: Shteti terrorist komunist vijoi të shpronësonte dhe shtetëzonte të gjitha pronat e Vrionasve dhe shkatërroi sa mundi nga trashëgimia e tyre, deri dhe Sarajet historike të Beratit më 1947, prej të cilave ruhet si relikë vetëm një nga pavijonet, ai ku zhvilloi punimet Konferenca e Beratit më 1944. Diktatura kriminele ekzekutoi me varje dhe pushkatim, burgosi dhe internoi në kampe përqendrimi, punë të detyruar dhe persekutoi maksimalisht anëtarët e kësaj familjeje, të cilët janë padyshim më të shumtë se emrat simbolikë të sipërpërmendur. Në pamundësi për t‘i përmendur të gjithë ata që e vuajtën shtetin e kuq terrorist, citojmë vetëm disa raste tipike:
Më 1946, Ilias Bej Vrionit, i hapet varri në kërkim të thesareve të floririt, varrosur bashkë me të ndjerin dhe pasi konstatohet mungesa e thesarit, i hidhen eshtrat në lumin Osum. Më 1947, Sami Bej Vrioni dhe Menduh Bej Vrioni vdesin nën tortura. Izedin Bej Vrioni ekzekutohet më 1947, ndërsa Qemal Bej Vrioni më 1950. Kahreman Pashë Vrioni vdes në rrethana të panjohura më 1955. Nermin Vrioni vdes në gjendje demence. Irfan Bej Vrioni, pasi vuan pesë burgime të ndryshme, dënohet me vdekje dhe më pas me burgim të përjetshëm nga njërin prej gjyqeve më të rëndësishëm të diktaturës, atij të 1979, gjyq i cili do të shënonte dhe rezistencën e fundit shembulldhënëse të një pjese të të burgosurve politikë ndaj diktaturës. Jusuf Vrioni, Aziz Vrioni, Abedin Vrioni u dënuan me vite shumë të gjata burgimi.
Të kuptohemi mirë e qartë: Vrionasit, por dhe Toptanët e të tjerë, nuk janë në nevojë për mirënjohje nga historiografia e kohës së trazuar që jeton Shqipëria, ku, me sa duket, moda e fundit është radha e gjatë dhe e trishtë për të shtuar mbiemrin te lista e familjeve të mëdha, radhë kjo e cila të kujton përçapjet e mjera të shqiptarëve të gjorë gjatë diktaturës për të dalë i afërt me ndonjë dëshmor a veteran lufte për pesë kilogramë mollë më 5 Maj, apo për një punë sa më afër diellit vezullues të nomenklaturës.
Është një pjesë e mirë e historisë së kombit, e sidomos historia e formimit të lëvizjes kombëtare dhe shtetit shqiptar që i thërret për certifikim emrat e familjeve të mëdha sa herë e lyp nevoja, pikërisht sepse ajo është shkruar dhe vulosur me dorën e tyre. Ndaj dhe është për të ardhur keq me orvatjet për të prodhuar histori familjesh të mëdha për t‘u pozicionuar gjenealogjikisht legjitimë në historinë që po rishkruhet. Problemi nuk qëndron te një artikull shtypi, bile as te një fjalim presidencial, i cili dikur do të harrohet, por tek orvatjet për të masivizuar teori dhe interpretime të caktuara historike, të cilat në rastin më të mirë ose nuk përbëjnë histori ose janë interpretime shumë të çuditshme të saj. Historia që u rishkrua pas viteve 1944 ia hapi vetes këtë varr, duke prodhuar emra e gjenealogji të paqenë familjesh të mëdha heronjsh e veteranësh komunistë, bagazh ky i cili përjetohet sot si i bezdisshëm dhe i parehatshëm.
Por le ta mbyllim më mirë këtë udhëtim me fjalët e një figure shumë të dashur për qarqet intelektuale shqiptare, ato të Jusuf Vrionit, shkruar në hyrjen e librit të tij të vetëm, Mondes Effacés: Souvenirs d‘un Européen, JC Lattès, Paris, 1998:
"... Shqipëria e sotme ka hequr dorë nga kujtesa. Ajo nuk dëshiron të kujtojë. Të gjithë, gati të gjithë, fallsifikojnë të kaluarën e largët, bile disa shfigurojnë edhe të kaluarën e afërt ose e përmbledhin në dy a tre fjali për ta përzënë më kollaj. Që Shqipëria të gjejë deshirën dhe vullnetin për t‘iu rikthyer të kaluarave e saj dhe t‘i shoshisë ato, ky është urimi im. Pretendohet se kapitulli është mbyllur. Por që kjo të ndodhë, e kam thënë shpesh, lipset më parë që ai të lexohet, me vëmendje dhe pa paragjykime. Megjithatë, pyes veten nëse konkluzionet, me ndërgjegjje të plotë dhe objektivisht, që do të dilnin nga një analizë e tillë do të gjenin ndonjë jehonë tek pjesa më e madhe të intelektualëve të sotëm shqiptarë".