E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tavo Per te mbrojtur idete e majta kaloj djathtas

TIRAN- Nje dite pas perfundimit te ultimatumit te vendosur per kryetarin e Partise Socialiste Vangjel Tavo ka deklaruar largimin nga grupi parlamentar Socialist per te mbrojtur idete e tij te majta duke kaluar djathtas. Vendimi eshte bere dje i ditur nga vete deputetit i qarkut te Gjirokastres i cili ka njoftuar per kalimin tek grupi parlamentar i LSI nga godina e Levizjes Socialiste per Integrim. Gjate dhenies se sqarimeve per opinion publik ish-deputeti i PS shoqerohej nga kryetari i LSI Ilir Meta dhe sekretari i Pergjithshem i kesaj partie Luan Rama.

Rreth nje muaj nga largimi im nga grupi parlamentar i Partise Socialiste ne pritje te nje pergjigjeje pozitive nga lidershipi i Partise Socialiste per kerkesat qe i kam bere une dhe shoket e mi socialiste te rrethit te Gjirokastres pergjigje e cila do te ctensiononte situaten ne Partine Socialiste te Gjirokastres dhe do me kthente mua ne grupin parlamentar te Partise Socialiste pergjigje e cila nuk ka ardhur deri ne daten 29 qe kishim vendosur si kusht. Une per te mbrojtur idete e mia te majta per te mbrojtur interesat e elektoratit tim vendosa qe ti bashkohem grupit parlamentar te Levizjes Socialiste per Integrim ne krah te shokeve te mi te vjeter ne kete parti kryetarit te saj z. Ilir Meta dhe Luan Rama duke mbrojtur idete e mia te majta dinjitetin dhe integritetin tim si deputet ne Parlamentin shqiptar dhe duke qendruar per gjithe jeten socialist deklaroi arsyet e kalimit tek LSI e cila eshte ne koalicion me PD Vangjel Tavo.

Pas fjales se deputetit me te ri ne LSI kryetari i kesaj partie Ilir Meta i uroi mireseardhjen ne grupin e tij parlamentar deputetit Vangjel Tavo. Ai siguroi zotin Tavo se ne Levizjen Socialiste per Integrim eshte jo vetem ai me Luanin qe ai i njeh prej 20 vitesh por jane dhe shume te tjere qe ai njeh prej nje kohe te gjate si dhe shume te tjere qe do te kete mundesi te njohe ne te ardhmen dhe do te gjeje te gjitha hapesirat per te vijuar kontributin e tij politik. Zevendeskryeministri dhe ministri i Ekonomise shprehu besimin se kontributi i z.Tavo do te jete nje kontribut i shtuar ne vlera ne ide per shkak te eksperiences qe ai ka por edhe grintes politike qe ka treguar vazhdimisht. Ne kete menyre une besoj se ne te gjithe se bashku do te arrijme te mbrojme interesat e te gjithe qytetareve shqiptare qe duan integrimin e vendit dhe njekohesisht vlerat dhe aspiratat e te gjithe atyre socialisteve dhe progresisteve qe kane objektiv kryesor pershpejtimin e integrimit europian te Shqiperise pasi me kete eshte e lidhur jo vetem kontributi i shumices se shoqerise shqiptare per 20 vite por edhe e ardhmja e mbare shoqerise sone dhe e gjithe qytetareve shqiptare deklaroi Meta. Se fundmi ai shprehu bindjen kjo eshte nje zgjedhje e drejte eshte nje zgjedhje e mirepritur nga ana e tyre.

Megjithese deputeti i qarkut te Gjirokastres Vangjel Tavo sqaroi publikisht largimin e tij tek Levizja Socialiste per Integrim ngrihen shume pikepyetje mbi kete levizje. Mendohet se kjo levizje drejt LSI mund te jete edhe rrjedhoje e takimit qe Ilir Meta dhe Fatos Nano kane pasur se bashku dhe paktit qe ato kane bere me njeri-tjetrin.

Si jane numrat e deputeteve ne Parlament

Opozita
63 deputete PS
1 deputet PBDNJ

Mazhoranca
67 deputete PDU
4 deputete LSI
1 deputet PR

Te papozicionuar
2 deputete Prifti dhe Sterkaj qe anojne majtas
2 deputete PDU qe anojne djathtas



Kushtet e Vangjel Tavos per Edi Ramen
1. Te mos rikandidoje per kreun e rrethit te Gjirokastres Florian Hysi.
2. Te mos rikandidoje per nje tjeter mandat nen logon e PS-se kryetari aktual i bashkise se Gjirokastres Flamur Bime.
3. Deputetja Arta Dade te mos jete pergjegjese e qarkut te Gjirokastres.
4. Tavo te jete pergjegjes per te drejtat e emigranteve ne Partine Socialiste.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›