E Diel, 1 Nëntor 2026

Daçaj: 4 shkurti, afati përfundimtar i pajisjes së bizneseve me kasa

Shtyhen afatet për pajisjen e bizneseve të mëdha me kasa fiskale. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë të ditur se nëse deri në datën 4 shkurt bizneset e mëdha nuk pajisen me kasa elektronike atëherë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të vendosë gjoba që fillojnë nga 100 mijë lekë dhe nëse ky biznes nuk do të pajiset për dhjetë ditë pas këtij konstatimi atëherë ai gjobitet me 500 mijë lekë. Kjo ka qenë deklarata e drejtoreshës së planifikimit, statistikave

dhe raportimit pranë drejtorisë së përgjithshme të tatimeve e Elona Daçaj. Sipas saj deri në këto momente janë pajisur me kasa elektronike rreth 9300 biznese dhe pritet që futja në fuqi e sanksioneve të reja të shtojë edhe numrin e bizneseve që do të pajisen me kasa elektronike. Këto sanksione ligjore do të jenë të vlefshme për të gjitha ato biznese që regjistrohen si subjekte apo persona që ushtrojnë veprimtari tregtare. Sipas saj pas datës 4 shkurt të gjitha bizneset që do të kapen pa kasa fiskale do të gjobiten nga 500 mijë deri në 1 milionë lekë, gjobë e cila shkon deri në mbyllje të biznesit. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, bëri të ditur se ky është afati i fundit për bizneset të cilat ende nuk janë pajisur me kasa fiskale, në rast se do të ketë biznese pa kasa fiskale pas kësaj date atëherë fillojnë penalizimet drastike. Sipas saj subjekti privat nuk ka të drejtë të ndërhyjë te pajisja në rast se ajo nuk funksionon. Për rregullimin e kasës fiskale do të njoftohet shoqëria e autorizuar për shërbimin në fjalë, e cila ka dalë fituese në tenderin për fitimin e kësaj të drejte. Një tjetër risi e udhëzimit, e cila lidhet me ligjin e ri për procedurat tatimore, është vendosja e sanksioneve për rastet e mospasjes së faturës. Shitësi e ka për detyrë të pajisë klientin me faturë, e cila duhet të ruhet për të paktën deri në 100 metra distancë nga vendi i blerjes së mallit. Në të kundërt, do të vendoset gjobë nga inspektorët tatimorë në masën 1 mijë lekë të reja. Kjo vlen për blerjet e vogla, që kryhen zakonisht gjatë aktivitetit të ditës nga çdo individ. Sa i takon kasës fiskale, memoria e saj arrin deri në 1800 fatura në ditë. Subjekti nuk mund ta përdorë sërish kasën pa shkarkuar më parë të gjithë memorien në prani të shoqërisë së autorizuar për këtë shërbim, u shpreh Daçaj. Ndërsa për deklaratën e dy ditëve më parë se prej datës1 shkurt të këtij viti, të gjitha bizneset e mëdha do i bëjnë raportimet e tyre vetëm në mënyrë elektronike, ai deklaroi se në këtë mënyrë reduktohen kostot administrative të biznesit si dhe luftohet korrupsioni. Gjithashtu ajo theksoi se bizneset e vogla kanë kohë deri në 30 qershor të këtij viti për pajisjen me kasa fiskale, duke ju kërkuar këtyre të fundit që të filloj ë pajisjen, në mënyrë që të gjitha palët të jenë në rregull me njëra tjetrën.

Last Updated on E Marte, 26 Janar 2010 23:17

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›