E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia greke gjen pako me drogë përballë Kepit të Stillos

SARANDE – Policia greke gjen pako me drogë në ishullin e Korfuzit. Mësohet se disa persona që udhëtonin me një skaf kanë njoftuar policinë greke për praninë e disa pakove të dyshimta në det.

Pas kontrollit, policia gjeti përballë Kepit të Stillos së Sarandës, 2 pako me drogë, me peshë 5 kg secila.

Sipas policisë greke, droga mund të jetë hedhur në det nga ndonjë mjet lundrues.

Autoritetet po kontrollojnë të gjithë zonën për të verifikuar nëse ka pako të tjera në det, ndërsa po punohet edhe për identifikimin e autorëve.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›