Pronat, atentat me armë zjarri në Shkodër, një i vdekur e një i plagosur
Shkodër- Një ngjarje e rëndë ka tronditur sonte në mbrëmje qytetin e Shkodrës.
Policia ka konfirmuar për një person të vrarë me armë zjarri në banesën e tij dhe një të plagosur, rreth orës 20:30.
Sipas të dhënave mësohet se viktima dhe i plagosuri janë djem xhaxhallarësh me njëri-tjetrin.
Mësohet se drejt banesës së viktimës është hapur zjarr nga persona ende të paidentifikuar, dhe dyshohet se motivi i ngjarjes të jetë i lidhur me një konflikt pronësie mes kushurinjve dhe autorëve.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vukatan, komuna Guri i Zi. Forca të shumta policie mbërritën në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.
Ndërsa nuk dihet ende asgjë rreth autorëve të ngjarjes. Forcat blu kanë rrethuar banesën ku u krye krimi dhe po punojnë për identifikimin e autorëve.
vijon…