Daçiq: Nuk ka presione mbi Prishtinën

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq deklaroi sot se ndërmjet tij dhe zëvendëskryeministrit të parë të qeverisë, Aleksandar Vuçiq ekziston unitet absolut sa i përket çështjes së Kosovës dhe se asnjë vendim nuk është marrë pa konsultime dhe pajtim të ndërsjellë. “Ndërmjet meje dhe zëvendëskryetarit të qeverisë dhe kryetarit të partisë më të madhe politike në vend ekziston unitet i plotë dhe kështu do të jetë edhe më 2 prill”, tha Daçiq në mbledhjen e Kuvendit të Serbisë. “Vendimet do t’i marrim ose bashkërisht ose kurrsesi, sepse kjo nuk është çështje individuale”, theksoi më tutje ai duke u përgjigjur në pyetje të deputetëve opozitarë.
”Nga kjo varet e ardhmja, jo vetëm jona personale, por edhe e ardhmja e shtetit, popullit dhe brezave të ardhshëm”, theksoi ai, duke shtuar se për nesër është caktuar edhe një takim i kreut shtetëror të Serbisë në prag të vazhdimit të dialogut më 2 prill.
Është me rëndësi “të mendohet në mënyrë racionale pra asaj që do të ndodhë sepse para Serbisë “janë vendime dhe ditë të rënda”.
Më pasa ai tha se në Bruksel nuk bisedon vetëm me Thaçin, por me tërë botën. “Nuk është e lehtë të parashikohet se çka do të ndodhë, sepse bëhet fjalë për presione edhe në palën tjetër”.
sipas tij, Serbia me çdo negociatë të re me për Kosovën dobëson pozicionin e saj negociues dhe se për arsye të kundërshtimit të Prishtinës, që Bashkësia e komunave serbe të marrë ingjerenca ekzekutive, shtrohet pyetja nëse do të themelohet fare ky institucion i serbëve në Kosovë.
Daçiq iu tha gazetarëve në parlament se në Kosovë sot nuk zbatohet madje as plani i Ahtisaarit lidhur me të drejtat e serbëve dhe se duhet luftuar për zbatimin e këtij plani.
Ai sërish përsëriti se nuk është optimist sa i përket marrëveshjes me Prishtinën, sepse në mesin e atyre që vendosin Serbia nuk ka aleat strategjik me të cilin do të mund të bëhej një marrëveshje që do të ishte në interes të popullit serb, por edhe për arsye se Prishtinën askush nuk e detyron për kompromis./Indeksonline/