Daci: Kosova ka nevojë për veprime urgjente
Prishtinë -Republika e Kosovës ka nevojë urgjente për kreativitet më të madh veprues, për një plan pro-aktiv dhe kjo është përgjegjësi e institucioneve të Kosovës, të cilat po e ndjekin një politikë plotësisht pasive, që po i kushton vendit në arritjen e progresit.
Kështu pohuan kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci dhe ai i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, të cilët theksuan se zgjedhjet e ardhshme do të mbahen së shpejti, meqenëse rezultatet jo të kënaqshme të koalicionit qeverisës po imponojnë mbajtjen e tyre.
Kryetari i LDD-së, Nexhat Daci, shprehu bindjen e tij se institucionet e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë kanë ndjekur një politikë tërësisht naive dhe pasive, të bazuar në naivitetin e tyre politik, ndërsa theksoi se kanë qenë të gatshëm në çdo moment të japin deklarata pompoze, duke mos e kuptuar se më shumë i kanë sjellë dëme vendit se sa rezultate.
Veton Rugova