Dhurata për fëmijët e Vërrinit dhe Kollës në Vushtri
Vushtrri - Nxënësit e fshatrave Vërri dhe Kollë të cilët vazhdojnë arsimimin në shkollën fillore ”28 Nëntori” në Komunën e Vushtrrisë, falë kontributit të një organizate joqeveritare ndërkombëtare kanë marrë dje dhe sot nga një dhuratë me lodra të ndryshme me rastin e festës së Vitit të Ri. Varfëria që ka pushtuar këtë zonë ka bërë që edhe ato dhurata të vogla të gëzojnë pa masë vogëlushët e Vërrinit dhe Kolës në Vushtri. Ata janë shprehur të kënaqur pas dorës që ju zgjat nga organizata në fjalë, duke u ndier veten të bashkuar me të gjithë fëmijët e tjerë në festat e fundvitit.
Për Start nga Vushtria, Hajdin Islami
Për Start nga Vushtria, Hajdin Islami