Debat mbi të ardhmen e Kosovës
Prishtinë -Është zhvilluar sot në Prishtinë një debat mbi të ardhmen e Kosovës në familjen evropiane, bazuar në dokumentarin për Kosovën të Iniciativës Evropiane për Stabilitet (ESI) “BalkanExpress–rikthimi ne Evrope”. Ky debat është organizuar nga Klubi për Politikë të Jashtme. Në këtë debat kanë marrë pjesë drejtuesit e Klubit për Politikë të Jashtme të Kosovës, të udhëhequr nga veton Surroi, i cili ka folur për temën “Kosova, Evropa dhe e ardhmja e zgjerimit–vlerësimi pas Samitit të BE-së të dhjetorit 2008”.
Gjithashtu, në këtë debat ka folur edhe Gerald Knaus, kryetar i ESI-së si dhe do të shfaqet dokumentari “Balkanexpress-rikthimi në Evropë”.
Pjesëmarrës në debat ka qenë edhe Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj, Verena Knaus dhe Besa Shahini, analiste të ESI-së si dhe Albin Kurti nga Lëvizja “Vetëvendosje”.
Veton Rugova