LDK emëron Sadri Feratin si sekretar administrativ
Prishtinë -Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të mërkurën, emëroi ministrin aktual të Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Sadri Ferati për sekretar teknik-administrativ të LDK-së, përgjegjësitë e të cilit konsistojnë në operacionalizimin e vendimeve të dhëna nga kryesia.
Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate për media njoftoi se emërimi i Feratit për sekretar është aprovuar me konsensus të plotë në kryesinë e LDK-së, ndërsa sekretari teknik-administrativ i LDK-së është zyrtar i administratës dhe përgjegjës për punët operacionale si dhe do t’i raportojë kryesisë së LDK-së.
Në garë për kreun e ekzekutivit të LDK-së ishte edhe Fadil Ferati. Për të minimizuar rolin e shefit ekzekutiv të partisë, kryesia e LDK-së, bëri edhe zëvendësimin e emërtimit të këtij posti, nga sekretar ekzekutiv i partisë, në sekretar teknik-administrativ.
Jozyrtarisht është bërë e ditur se Sadri Ferati në këtë post ka ardhur me propozimin nga ana e Presidentit Sejdiu.
Veton Rugova