Në 2009-ën, nafta do të bie në 25 dollarë për fuçi
Bishkek - Sipas llogarive të Ministrisë së Financës në Kazakistan, çmimi për një fuçi naftë në vitin 2009 do të ulet deri në 25 dollarë. Sipas një njoftimi për shtyp, Ministria bën të ditur se pas krizës globale dhe uljes së ndjeshme të çmimit të naftës, kjo situatë do të vazhdojë për të paktën edhe disa vite të tjera. Çmimi për një fuçi naftë në vitin 2009 pritet të bie deri në 25 dollarë, kurse në vitin 2010 dhe 2011, ky çmim do të pësojë sërish ngritje dhe do të arrijë deri në 40 dollarë për fuçi.
KAZAKISTANI PLANIFIKON TE PRODHOJE 80 MILION TON NAFTE NE VITIN 2010
Kazakistani, një ndër vendet që po zhvillohet me ritmet më të shpejta në Azinë qendrore, në vitin 2010 planifikon të prodhojë të paktën 80 milion ton naftë dhe 40 miliardë metërkub gaz natyror. Ambasadori kazak në Turkmenistan, Ahmet Orazbaj, gjatë një fjale të mbajtur në një ceremoni me rastin e festës së pavarësisë së vendit të tij, u shpreh se Kazakistani është një vend mjaft i pasur me burime energjetike, prandaj edhe pas pavarësisë ka patur një zhvillim të madh në sektorin e prodhimit të naftës dhe gazit natyror. Sipas tij, në vitin 2010 Kazakistani planifikon të prodhojë 80 milion tonë naftë, 40 miliardë metërkub gaz natyror, për ta çuar këtë shifër në vitin 2015 në 130 milion ton naftë dhe 80 miliardë metërkub gaz natyror.