Kosove, transplanti i organeve, pranga zyrtarit te MSH

Agjentet e Sherbimit Policor te Kosoves kane arrestuar nje ish-zyrtar te Ministrise se Shendetesise, te akuzuar per transplantim ilegal te organeve.
Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare, sipas te cilave ne pranga ka rene Ilir Recaj, i shkarkuar vetem dje nga posti i sekretarit te perhershem te Ministrise se Shendetesise.
Sipas burimeve, Recaj dyshohet te jete perfshire ne skandalin qe perfshiu kliniken private “Medicus”, ne te cilen kryheshin transplante ilegale organesh njerezore, ngjarje lidhur me te cilen jane arrestuar edhe tre persona te tjere.
Arrestimi i Recaj u konfirmua nga zedhenesi i SHPK-se, Veton Elshani.