Maqedoni, 95 ankesa në KSHZ, për parregullsi në zgjedhje
Shkup-Rreth 95 ankesa të partive politike në Maqedoni, ka dërguar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve pretendimet e tyre për parregullsi gjatë votimeve të së dielës. Sipas shortit të hedhur ankesat e para që do të shqyrtohen do të jenë të PDSH-së, BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së, ndërsa më pas vijojnë ato të PAE-së së Canovskit, SDU, koalicionit për Shutkën, VMRO-Popullore dhe Lidhjes Social Demokrate (LSDM).
Në rast se KSHZ nuk do të pranojë ankesat e partive për përsëritje të votimeve, atëherë në bazë të Kushtetutës së vendit, partitë do të depozitojnë ankesat e tyre në Gjykatën Administrative. Anëtarët e KSHZ-së kanë shqyrtuar ankesat e partive dhe pritet sjellja e vendimit rreth tyre në një afat të përcaktuar kohor.