Këshilli i Europes heton dëshmitë në librin e Del Pontes
Hetimi u kërkua nga një anëtar rus i Asamblesë Parlamentare. Ish-prokurorja ka pranuar të dëshmojë. Takimi, në korrik ose shtator
Akuzat e ish-kryeprokurores së Hagës, Karla del Ponte, të bëra në librin e saj për trafikim organesh, do të hetohen nga Këshilli i Europës si organizmi kryesor i të drejtave të njeriut në Europë.
Hetimi u kërkua nga një anëtar rus i asamblesë parlamentare të Këshillit dhe kjo kërkesë u miratua javën e shkuar por hetimi nuk do të përfundojë para vitit që vjen. Ndërkohë ish prokurorja ka pranuar të dëshmojë faktet e paraqitura në libër për të treguar vërtetësinë e tyre. Prokurori i Krimeve të luftës së Serbisë Vladimir Vukçeviç ka bërë të ditur se një takim më Del Ponten mund të zhvillohet në muajin korrik në Monako ose në shtator në Serbi. Një ekip i prokurorisë serbe është takuar me Del Ponten në kryeqytetin e Argjentinës Buenos Aires dhe sipas Vukçeviçit ajo është pajtuar të flasë për librin në të cilin pretendon të jenë kryer akte të tmerrshme dhune. Ende nuk është e qartë megjithatë nëse funksioni diplomatik do ta lejojë ish prokuroren që të flasë për këtë çështje me prokurorinë serbe. Del Ponte e cila aktualisht është ambasadore e Zvicrës në Argjentinë ka ngritur akuza të rënda ndaj ish ushtarëve të UÇK-së të cilat sipas saj bazohen në raporte të dëshmitarëve të besueshëm. Ish shefja e Hagës në librin “Gjahu” shkruan se në fund të viteve 90 anëtarë të UÇK-së kanë transportuar në Shqipëri rreth 300 serbë të burgosur, të cilët janë vrarë dhe më pas u janë marrë organet. Akuzat e Del Pontes janë mohuar nga Kombet e Bashkuara, nga Tribunali i Hagës, por edhe nga Prokuroria shqiptare. Ish-bashkëpunëtorët e saj i kanë cilësuar këto akuza si të pabaza dhe të paligjshme. Sipas tyre faktet e paraqitura në librin “Gjahu” nëse ekzistojnë vërtet duhet të ishin paraqitur në Tribunalin e Hagës. Nga ana tjetër qeveria zvicerane i ka bërë presion Karla del Pontes të heqë dorë nga akuza të tilla, që bien ndesh me postin që ajo mban aktualisht si ambasadore në Argjentinë. Me librin e saj “Gjuetia”, gjithashtu Del Ponte ka acaruar edhe Beogradin, pasi nxirren fakte sekrete për kriminelët e luftës dhe për bisedimet për dërgimin e tyre në Hagë. Por akuza më e rëndë në libër ngrihet për UÇK-në, kjo është dhe arsyeja që serbët, por edhe rusët po i mëshojnë kësaj çështjeje.
29 Prill 2008