E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdesin 19 persona gjatë rënies së helikopterit në Detin e Zi



Gjatë rënies së helikopterit ukrainas “Mi-8” në Detin e Zi kanë gjetur vdekjen 19 persona, ndërsa një ka arritur të mbijetojë, ka bërë të ditur për agjencitë e lajmeve udhëheqësi i shërbimit për media i kompanisë “Naftogas Ukraini”, Valentin Zemlyanksy.
Sipas tij, helikopteri i kompanisë ukrainase ishte duke transportuar 17 punëtorë në punë në platformën e kompanisë në Detin e Zi, ndërsa tre kanë qenë anëtarë të ekuipazhit.

Studenti në burg, me shaka kërcënoi me vdekje Medvedevin

Gjykata në Sibir ka dënuar me 16 muaj burg me kusht studentin i cili, me shaka, ka kërcënuar me vdekje presidentin e sapozgjedhur rus, Dimitri Medvedev. Prokuroria ka njoftuar se Anton Epikin është paraqitur si pjesëtar i organizatës terroriste dhe ka kërcënuar se do të vrasë Medvedevin gjatë kohës së zgjedhjeve, të cilat janë mbajtur muajin e kaluar. Agjencia ruse e lajmeve Itar-Tass njoftoi se, Epikin gjatë pyetjeve ka dëshmuar se ka qenë thjesht një shaka e cila i ka kushtuar shtrenjtë sipas ligjit të ri rus mbi kërcënimet e gënjeshtërta terroriste.

Kinë, 66 viktima në aksidentin hekurudhor

66 persona janë vrarë dhe 247 të tjerë janë plagosur gjatë përplasjes së dy trenave pasagjerësh në lindje të Kinës, njëri udhëtonte nga Pekini për në Qingdao dhe tjetri nga Yantai për në Xuzhou, në provincën Shandong. Dhjetë vagona të trenit të Pekinit u përmbysën në një kanal gjatë përplasjes që ndodhi në qytetin Zibo. Sipas njoftimeve, dy trenat janë përplasur ndërsa udhëtonin në drejtim të njëri-tjetrit, por ende nuk dihet me saktësi se çfarë ka ndodhur. Pas kësaj ngjarje shërbimi i trenave në zonë është ndërprerë.

Austri, babai e mbante vajzën të mbyllur në bodrum për 24 vjet

Policia austriake ka liruar gruan nga babai për të cilin dyshohet se 24 vjet e ka mbajtur rob në bodrum të shtëpisë së tyre dhe si rrjedhojë është bërë baba i shtatë fëmijëve të saj, transmetojnë mediat austriake. Gruaja e zënë rob, e cila është konsideruar si e zhdukur që prej vitit 1984, tani është 42 vjeçe. Policia pohon se ky rast është zbuluar kur fëmija më i rritur nga shtatë fëmijët, vajza 19-vjeçare, është gjetur e vetme në shtëpinë e të dyshuarit. Vajza tani gjendet në spitalin e qytetit Amstetten, në jug të Austrisë.

29 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›