Daçiç: Nuk e njohim Kosovën. Thaçi: Pavarësia, çështje e mbyllur
Uashington- Këshilli i Sigurimi ka nisur sot diskutimet për zhvillimet në Kosovë në tremujorin e fundit, dhe për raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB- së, Ban Ki-Moon.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri serb, Ivica Daçiç, është shprehur se vendi i tij është i gatëshëm të zbatojë të gjitha marrëveshjet, ndërsa ka thënë se pavarësia e Kosovës nuk përfshihet në to.
Ai ka thënë se Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ndërsa u ka bërë thirrje edhe aleatëve të bëjnë të njëjtën gjë, pasi sipas tij Këshilli i Sigurimit nuk ka përcaktuar asnjë zgjidhje për këtë situatë.
Ne do të mbrojmë rendin tonë kushtetues duke i shfrytëzuar të gjitha mjetet paqësore të një shteti demokratik. Besoj se asnjë shtet nuk do të vepronte ndryshe nga ne, por mendoni sikur të ishit në vendin tonë. Dua të falenderoj vendet që mbështesin qëndrimin tonë dhe ju kërkoj që edhe ata të mos e njohin pavarësinë e Kosovës. Asnjë zhgjidhje nuk është pranuar nga ky Këshill për Kosovën”
Nuk do të pranojmë që Kosova në mënyrë të njëanshme të shpallë Pavarësinë dhe gjithashtu nuk do ta pranojmë Pavarësinë e njëanshëm të saj.Ka kërcënime të komunitetit serb, qoftë në jug dhe veri të Kosvës. Nuk kanë tolerancë ndaj besimit tonë fetar, incidente me kishat tona. Ka heshtje të institucioneve nga ana tjetër,- tha ai.
Më tej Daçiç ka thënë se dialogu me Kosovën është një ndër qëllimet e qeverisë serbe, ndërsa ka kërkuar që përpjekje duhet të ketë edhe nga ana kosovare.
Dialogu duhet të vazhdojë, por kjo nuk varet nga ne, cështjet e mbetura të pazgjedhura nuk duhet të anashkalohen. Beogradi nuk mund të qendrojë duke dhënë dhe Prishtina duke marrë. Duhet zgjidhje gjithpërfshirëse për të gjitha palët, për sa i përket statusit të Kosovës.
Pas tij fjalën e mori kryeministri kosovar Hashim Thaçi, i cili deklaroi se dialogu Prishtinë- Berograd është tepër i rëndësishëm për stabilitetin në rajon, ndërsa ka thënë se qeveria e tij nuk do të lejojë asnjë diskutim për shtetësinë dhe integritetin territorial.
Serbia refuzon marrëveshjen për bahkëpunimin rajonal. Besueshmëria e këtij dialogu teknik është ne rrezik dhe i bëjëmë thirje që të pranojmë ato që kemi rënë dakort. Mungesa e dialogut është problem për stabilitetin e gjithë rajonit të Ballkanit. Përderisa ne jemi të përkushtuar ne shtetësinë dhe integritetin territorial nuk do e diskutojmë kurrë. Besojmë se dy kombet të mos mbeten peng,- tha Thaçi.
Më herët shefi i UNMIK-ut, Farid Zarif në adresimin e tij para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit ka bërë thirrje për një angazhim urgjent më të madh të komunitetit ndërkombëtar për të zgjidhur çështjet e hapura, në veçanti atë në veri të vendit. Ai ka thënë se për veriun, duhet pjekuri politike nga të gjitha palët, sikurse edhe një angazhim më të madh të komunitetit ndërkombëtar.
Është folur kohët e fundit për një rihapje të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës në nivele të lartë të përfaqësimit, por burimet thonë se sipas të gjitha gjasave, një takim i tillë i nivelit të lartë, nuk do të ndodh në New York.
Nuk pritet të ketë ndonjë takim mes dy kryeministrave, as shtrëngim duarsh, ka thënë një zyrtar i lartë në Qeverinë e Kosovës, të hënën për Express Kosova.
Fillimisht ishte planifikuar që Kosova në këtë takim të përfaqësohet nga Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, por kjo ka ndryshuar kur është bërë e ditur se Serbia do të përfaqësohet nga Ivica Daçiçi.
Deri në çastin e fundit, është paraparë që në New York të udhëtojë Ministri Hoxhaj, por për shkak se Serbia po përfaqësohet në këtë mbledhje nga kryeministri i saj, atëherë edhe Kosova ka vendosur që të ketë të njëjtin nivel përfaqësimi, ka thënë dje Këshilltari i Kryeministrit, Bekim Çollaku, për KTV.
Në Qeverinë e Kosovës udhëtimin e Daçiç në Këshillin e Sigurimit të OKB-së e shohin si një synim të këtij të fundit për të rënë në sy në arenën ndërkombëtare, pas zgjedhjes në postin e Kryeministrit.
Në Këshillin e Sigurimit megjithatë dy palët nuk janë të barabarta, pasi zyrtarët kosovarë që marrin pjesë në seancë nuk prezantohen në kapacitet shtetëror për shkak se ky mekanizëm nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Rusia dhe Kina dy shtete anëtare të KS të OKB-së me të drejtë vetoje kanë kundërshtuar pavarësimin unilateral të Kosovës përballë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe Francës – tri shtete të tjera anëtare të këtij mekanizmi me të drejtë vetoje dhe përkrahëse të shtetit më të ri në Europë.
Sekretari Ban flet në raport për përmbushjen e pjesshme dhe të munguar të marrëveshjeve të arritura në dialogun e deritashëm dhe vëren se në bashkëpunimin rajonal marrëveshja nuk ka përcaktuar në mënyrë precize përdorimin e fusnotës të cilës palët i kanë bërë interpretime të ndryshme që ka çuar në probleme pjesëmarrjeje të Prishtinës dhe Beogradit në një seri takimesh rajonale.
Ai poashtu ka lëshuar kritika të ashpra ndaj komuniteit ndërkombëtar duke vërejtur mungesë uniteti lidhur me Kosovën, thuhet në raportin e tij.
/IDEA/