Zv/ kryeministri sirian: Gati të diskutojmë largimin e Asad
Moskë- Largimi i presidentit sirian, Bashar Al Assad, mund të jetë i afërt, pasi Damasku ka rënë dakord të diskutojë për dorëheqjen e tij.
Zv/kryeministri sirian Qadri Jamil, deklaroi se dorëheqja e Asad është një kusht i rëndësishëm për dialogun, ndërsa sipas tij me kushte të tillë nuk mund të arrihet asgjë. Por ai është shprehur i gatshëm të diskutohet një gjë e tillë gjatë negociatave.
Deklaratat e tij erdhën gjatë një takimi në Moskë me shefin e diplomacisë ruse Sergei Lavrov, ndërsa i është prgjigjur edhe presidentit amerikan duke thënë se përdorimi i armëve kimike është i pamundur.
Pak ditë më parë u përhapën fjlaë se zv/presidenti sirian Farouq al-Shara ishte përpjekur për të dezertuar në Jordaninë fqinje.
Një kushëriri i Zoti Shara ishte ai që njoftoi tradhëtinë të enjtën duke i bërë thirrje ushtrisë për tu bashkuar me revolucionin kundër Bashar al-Assad.
Por mediat shtetërore tha se zv/presidenti kishte qënë duke punuar që nga fillimi i kryengritjes për të arritur një zgjidhje politike për ti dhënë fund gjakderdhjes në vend.
Faouq al-Shara ska menduar kurrë e në asnjë moment të linte vendin,-televizioni shtetëror sirian citoi zyrën e Sharas të ketë thënë në një deklaratë.
Shara, i emëruar 6 vjet më parë pas dezertimit të Abdul-Halim Khaddam, është një mysliman sunni nga provinca Deraa ku protestat 17-mujore kundër Assad-it shpërthyen. Nga ana tjetër është opozita siriane e cila këmbëngul se raportet e dezertimit të Shara janë të vërteta dhe thanë se ia po mbledh në arrest shtëpiak nga regjimi sirian.