E Diel, 1 Nëntor 2026

Has, fëmijët djegin dy banesa

Bëhet fjalë për dy familjen në fshatin Maç të Komunës Golaj në Has, të cilat që prej ditës së sotme nuk kanë më as banesë. Një zjarr i shkaktuar nga një lojë fëmijësh i dogji banesat e të varfërve pasditen e shkuar.

Fëmijët kanë djegur gabimisht një mullar bari që ndodhej midis dy banesave dhe kjo ma mjaftuar për të djegur edhe banesat aty pranë. Megjithë ndërhyrjen e shpejtë të banorëve të fshatit, zjarri është shuar vetëm me djegien e plotë të banesave të shtetasve Ram Maçi dhe Hyre Maçi. 

Të dy familjeve u janë djegur të gjitha ato çka kishin në banesat e tyre, por fatmirësisht nuk pati të lënduar në njerëz. Komuna u ka bërë thirrje biznesmenëve të rrethit për të ndihmuar këto dy familje që edhe pa djegien e banesave jetonin në varfëri. /Start/

                                                                                             2012-08-21 10:34
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›