E Diel, 1 Nëntor 2026

Tentoi të përdhunonte të miturën, kapet në flagrancë

Në pranga përfundoi Sajmir Demaj, banues në Vlorë, i cili ka qenë mjaft i dhunshëm dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë, gjatë kohës që ky shtetas po përpiqej të kryente marrëdhënie seksuale me të miturën.

Ai e kishte vajzën, duke e strehuar në një ambient të fshehur. Në lidhje me këtë rast është ngritur një grup i posaçëm hetimor me Prokurorë të Rrethit Gjyqësor Vlorë, specialistë të Hetimit të Krimit, Mjekë ligjorë dhe Psikolog. Shtetas Demaj, është person me precedentë të shumë penalë dhe me rrezikshmëri të theksuar kriminale.

Ai akuzohet për vjedhje me dhunë, plagosje me thikë, ku ka tentuar të vrasë shtetasen L.P, për të cilën është dënuar me 5 vite burg, ku ka kryer një pjesë të dënimit dhe më pas është liruar me kusht. Gjithashtu, ai akuzohet edhe për posedim të lëndëve narkotike si dhe për goditje me dhunë ndaj forcave të policisë. /Start/

                                                                                             2012-08-21 11:40
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›