Grabitësit “godasin” sërish, vidhet një kazino

Çdo ditë në qytet regjistrohen vjedhje dhe grabitje, ku në disa raste kanë përfunduar edhe me vrasje.
Sipas policisë, ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm kishte për protagonist dy persona, të cilët me armë zjarri dhe të maskuar kanë hyrë me forcë në kazino.
Me të marrë paratë që ndodheshin aty, grabitësit janë larguar në drejtim të rrugës Mine Peza, ku edhe ndodhet një komisariat policie. Forcat e policisë shkuan në vendin e ngjarjes ku nisën hetimet për të zbardhur identitetin e autorëve.
Kujtojmë se krimi ordiner i grabitjeve është përhapur në masë në Tiranë, por edhe në zona të tjera të vendit. Muajin e shkuar një grua humbi jetën pasi tentuan t’i grabisnin varësen e floririt. Për ngjarjen është arrestuar një 20 vjeçar, i cili deri më tani nuk e ka pranuar krimin e bërë. /Start/
2012-08-21 10:30