Koncert në TOB për fillimin e presidencës spanjolle
Fillimi i presidencës spanjolle nuk është shoqëruar vetëm me aktivitete politike, por edhe kulturore. Ambasada spanjolle në Tiranë ka organizuar një koncert në Teatrin e Operas dhe Baletit pikërisht me rastin e fillimit të presidencës spanjolle.
Në këtë koncert merrnin pjesë ambasadori i Spanjës Manuel Montobio, Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve Ferdinand Xhaferri, ministri i punës Spiro Ksera si dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.