Dade: Bashkëpunimi me LSI? Do pyesim bazën e partisë
Dy zgjedhjet e fundit, ato parlamentare të vitit 2009 dhe ato vendore të 8 majit 2011, kanë krijuar bindjen tek socialistët se pa bashkimin e së majtës nuk mund të pretendohet për fitore. Ndaj në Partinë Socialiste, çdo ditë e më shumë po shtohen zërat për një kurs të ri politik, jo vetëm përsa i përket sjelljes politike në opozitë, por edhe për zgjerimin e bashkëpunimit me faktorët dhe subjektet politike që deri më tani për arsye të ndryshme kanë qenë jashtë koalicionit opozitar. E natyrisht synimi kryesor mbetet afrimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila aktualisht gjendet në qeverisje me të djathtën. Megjithëse një lëvizje e tillë është përjashtuar nga lidershipi i PS-së, emra të rëndësishëm të saj vlerësojnë këtë afrim si një domodoshmëri, megjithëse jo pa vënë kushte. Një prej këtyre zërave është edhe sekretarja për marrëdhëniet me jashtë,Arta Dade, e cila ka deklaruar për mediat se një bashkëpunim me LSI-në nuk është i pamundur, por duke e kushtëzuar këtë me përjashtimin nga këto marrëdhënie të personave që janë akuzuar nga drejtësia për vepra të ndryshme antiligjore.
Dade
Socialistët shtrojnë si nevojë krijimin e një fronti të gjerë opozitar, duke përfshirë këtu si elementë të ndryshëm socialistë, që për arësye të ndryshme janë pozicionuar kundër linjës politike të lidershipit të PS, por edhe të atyre forcave politike që sot gjenden në kampin qeverisës, por që kanë një lidhje natyrore me PS-në. Duke folur për mediat Arta Dade nuk ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimi me këta faktor politik. “Koalicionet shpesh herë diktohen nga bashkëpunimi që baza e partisë ka, dhe sigurisht që PS asnjëherë nuk e ka mbyllur derën me këtë bashkëpunim, jo vetëm për anëtarë të PS-së por edhe të forcave të tjera”, - tha Dade duke mos folur në mënyrë specifike për LSI-në. Megjithatë ky bashkëpunim sipas saj do të varet shumë nga qëndrimi që do të mbajë baza për ata elementë që janë akuzuar për vepra të ndryshme antiligjore. Për këtë qëllim Dade nuk ka përjashtuar edhe mundësinë e një konsultimi me bazën nëse duhet apo jo një afrim me këto subjekte apo ata elementë socialistë të cilët qartazi janë shfaqur kundër mënyrës sesi është drejtuar PS në këto vitet e fundit. “Pastaj sesi do të jenë marëdhëniet me eksponentë të veccantë të cilët janë vënë në shërbim të Sali Berishës dhe kanë kryer edhe akte kundraligjore lidhur me presione,apo si pjesë e kësaj mazhorance,padyushim që në të ardhmen do të ketë dhe qëndrime,pasi të kemi ezauruar dhe konsultimet me ata që i ndjejnë efektet e kësaj qeverisje”, - u shpreh Dade.
Qëndrimi
Pavarëisht këtyre zëave sporadikqëndrimi zyrtar i PS në raport me LSI nuk ka ndryshuar. Këtu i referohemi qëndrimit të shprehur së fundmi nga kreu socialist, Edi Rama gjatë një interviste për një media të huaj, ku theksoj se me LSI-në nuk mund të ketë bashkëpunim. Por pavarësisht këtij qëndrimi, ajo që është vënë re kohën e fundit në qëndrimet e PS-së, është fakti se kanë munguar akuzat e drejtpërndrejta ndaj kësaj force politike, ashtu siç ndodhte disa muaj më parë.