Kuvendi vendos: Të hapen dosjet
23/12/2008 Mazhoranca voton ligjin e lustracionit. Deputetë të djathtë bojkotojë procesin
PS-ja braktis sallën. Braçe: Ligji në kundërshtim me rekomandimet e ndërkombëtarëve
Albana Lika
Kuvendi i Shqipërisë i hapi dje dritën jeshile hapjes së arkivave të shtetit për verifikimin e figurës morale të të gjithë zyrtarëve të lartë të shtetit, administratës publike dhe të zgjedhurve. Me 74 vota pro, 2 kundër dhe 1 abstenim mazhoranca qeverisëse miratoi pa opozitën ligjin që përcakton modalitetet e këtij projekti. Votimi i ligjit u “bojkotua” jo vetëm nga opozitarët e deklaruar, por edhe nga deputetë brenda mazhorancës. Në sitën e organit që parashikohet të ngrihet me këtë ligj, Autoriteti i Verifikimit të Figurës, i treti i ngritur në këta vjet pluralizëm pas komisioneve “Mezini” dhe “Bezhani”, do të kalojnë që nga numri një i shtetit shqiptar, Presidenti i Republikës, deri te drejtorët e shkollave të mesme. Ligji lejon apelimin e vendimit nga subjekti në të tri shkallët e gjyqësorit.
Ftesa
Ashtu siç kishte paralajmëruar, opozita braktisi punimet e Kuvendit të Shqipërisë për të mos marrë pjesë në votimin e këtij ligji, ndërsa Kryeministri Sali Berisha pak minuta para votimit ftoi kundërshtarët e tij politikë të vijnë në sallë dhe të marrin pjesën në proces. “Urdhëroni, zotërinj, se ky nuk është një ligj për hakmarrjen, por është një ligj për t’u ndarë nga e kaluara. Cilatdo që të jenë lidhjet e tuaja me të shkuarën, kini kurajën që të përballeni me to”, - tha Berisha. Ai e vlerësoi si një akt burracakësh braktisjen që opozita bëri për ligjin, duke i cilësuar ata pa burrëri dhe pa kurajë. “Më i ligu është burracaku, sepse ai nuk ka kurajë’, - ka thënë Viktor Hygo. Opozita nuk mund të ikë. Shihni si fshihen, si dosjet që mbartin shpirtra të vdekurish. Në këtë rast ajo është një opozitë që ka frikë nga fytyra e vet, nga pasqyra. Vrapuan, hynë në dosje. Zoti ua çliroftë shpirtin”, - tha Berisha në fjalën e tij. Duke kujtuar se ligji, edhe pse nuk është i përsosur, përmban standardet e përpunuara nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, ai i ftoi të pranishmit të votonin ligjin.
Refuzimi
Partia Socialiste dhe PSD-ja nuk ka marrë pjesë në diskutimet e djeshme. Pasi mandatuan nënkryetarin e Grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Erion Braçe për të mbajtur një fjalim, deputetët kanë lënë sallën e Kuvendit që në fillimet e punimeve të tij. “Kryeministri me këtë ligj synon të godasë prokurorinë dhe gjykatat, me qëllim që të mos hetohet familja e tij”, - tha Braçe. Ai e cilësoi ligjin antikushtetues dhe në kundërshtim me rekomandimet e organizmave ndërkombëtarë që asistojnë në vendin tonë. Ai kërkoi gjithashtu futjen sa më parë në rend të ditës miratimin e Kodit Zgjedhor, pasi në të kundërt vonesat e tij do të kenë pasoja për standardet e zgjedhjeve të përgjithshëm të vitit të ardhshëm.
“Qendra” kundër, PBDNJ-ja abstenon
Me votë dhe me mungesën e pranisë në procesin e votimit, deputetët e PBDNJ-së kanë deklaruar votën e tyre ndaj këtij projektligji. Deputeti Leonard Solis ka klikuar të vetmen votë abstenuese ndaj projektit në fjalë, ndërsa kryetari Vangjel Dule dhe Spiro Peçi kanë munguar gjatë procesit të votimit në seancën e djeshme. I njëjti qëndrim është vërejtur edhe nga deputetët e renditur kundër këtij projekti gjatë diskutimeve në parim të projektit, Spartak Ngjela dhe Gilman Bakalli dhe demokristianët. Ndërsa deputetët Durim Hushi dhe Bukurosh Stafa votuan kundër projektligjit.
Neni i debatueshëm
Projekti në nenin 23 të tij parashikon dorëheqjen e zyrtarit në detyrë i verifikuar me figurë jo të pastër morale. Por në rast se ai deklaron se nuk dëshiron të japë dorëheqjen nga funksioni, atëherë brenda dhjetë ditëve nga seanca informuese mbi bazën e dëshmisë së verifikimit përfundojnë marrëdhëniet e tij të punës me motivacionin “padenjësi e figurës së funksionarit”.
Mungon Mediu
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli gjatë procesit të votimit të projektligjeve në Kuvend gjatë seancës së djeshme parlamentare ka insistuar në prezencën e kreut të Partisë Republikane, ish-ministër i Mbrojtjes Fatmir Mediu në sallë. “Zoti Mediu? Ku është zoti Mediu. A ka mundësi me ma thirr zotin Mediu”, - kërkoi kryeparlamentarja Topalli gjatë seancës së djeshme parlamentare.