E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dade: Berisha te reflektoje, ose do te ike me protesta Rozeta Rapushi

Selia roze paralajmeroi dje kryeministrin Sali Berisha, qe te degjoje sa nuk eshte vone zerin e saj dhe te popullit per transparence zgjedhore, ne te kundert protestat nuk do te ndalen deri ne largimin e tij. Ne emer te Partise Socialiste, deputetja Arta Dade tha publikisht se kreu i qeverise duhet te beje te pakten nje here gjene e duhur, te hape kutite e votimit. "Apeli yne per Sali Berishen eshte te degjoje drejt, sa ende nuk eshte vone, zerin e popullit opozitar dhe faktorit nderkombetar per hetim te plote, e transparence te pakushtezuar te zgjedhjeve. Sali Berisha dhe pushteti i tij i kane lene vetem nje zgjidhje popullit opozitar: protesta deri ne largimin e ketij njeriu qe Shqiperise nuk i ka ofruar dhe nuk mund te ofroje asnje alternative", tha Dade. Sipas saj, duke qene ne konflikt te hapur me opoziten, me partneret nderkombetare, me institucionet e pavarura, me Kushtetuten dhe ligjin, kryeministri nuk ka shume kohe qe te beje te pakten njehere ne historine e tij politike, gjene e duhur ne momentin e duhur. Dade nenvizoi se Shqiperia dhe shqiptaret po perjetojne tashme nje krize shume dimensionale, qe perkeqesohet e rendohet cdo dite. Ky nuk eshte vetem vleresimi i Partise Socialiste dhe aleateve te saj, por ky qendrim po artikulohet publikisht cdo dite edhe nga partneret nderkombetare. "Perfaqesuesi me i larte i Misionit te OSBE-se ne Shqiperi, ambasadori spanjoll, vend i cili mban edhe presidencen e Bashkimit Evropian, Ambasadori i Shteteve te Bashkuara dhe te tjera institucione nderkombetare, jane shprehur qartazi se kriza po thellohet dhe se ajo mund te zgjidhet vetem permes dialogut, kompromisit dhe konsensusit te paleve", renditi deputetja e PS-se. Ajo akuzoi se perballe ketyre autoriteteve, vetem Sali Berisha eshte ai qe nuk e sheh dhe nuk e njeh krizen. Sipas Dades, per kryeministrin fjalet dialog, kompromis dhe konsensus, nuk do te thone asgje. "Manipulimi me te cilin, pushteti i Sali Berishes perdori tiranine e kartoneve per te krijuar nje pseudo komision hetimor parlamentar, i cili vetem hetim te zgjedhjeve nuk mund te ofroje, eshte shprehja me e qarte e koncepteve autoritariste dhe manipulative te mazhorances", vijoi akuzat Dade. Reagimi i deputetes se PS-se, vijoi paralajmerimet e shumta te socialisteve, se nese nuk do te behet transparenca e zgjedhjeve, protestat jo vetem qe nuk do te ndalojne por do te shtrihen ne te gjithe vendin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›