Dade: Berisha, të tregojë se përse po pengon hapjen e kutive

Deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade në një konferencë për shtyp ka kërkuar që kryeministri Sali Berisha që të shpjegojë arsyen e vërtetë se përse po pengon hapjen e kutive dhe për të bërë transparencën e materialeve zgjedhore në ato zona që ne kemi kërkuar rinumërim. Sipas saj, Sali Berisha duhet t'u shpjegojë shqiptarëve arsyen e vërtetë të këmbënguljes për të penguar hapjen e kutive e për të bërë transparencën e materialeve zgjedhore në ato zona që ne kemi kërkuar rinumërim.
Gjithashtu Dade ka ripërsëritur qëndrimin e vendosur të Partisë Socialiste për kushtet që diktojnë marrëdhënien me Kuvendin e dalë nga deformimi i vullnetit të votuesit përmes vjedhjes së votave dhe mandateve të mbetura peng në kutitë që duhen rinumëruar dhe materialet zgjedhore që duhen rishqyrtuar.
Sipas saj kërkesa e Partisë Socialiste është ligjore dhe konform detyrimit për transparencë ndaj publikut dhe ndaj votuesve shqiptarë, si edhe në linjë me konstatimin e vëzhguesve ndërkombëtarë që në një të tretën e zonave zgjedhore procesi i numërimit është kryer keq ose shumë keq.