E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen me Danimarkën

Trajneri Josip Kuzhe do të dalë para gazetarëve për herë të fundit për të nxjerrë ndoshta 11 lojtarët, të cilët do ta nisin nga minuta e parë nesër mbrëma. Këto ditë duke vlerësuar forcën e kundërshtarit futbollistët shqiptarë kanë deklaruar se nuk duhet të përsërisin lojën e Kopenhagenit. Pak pas mesdite do të mbërrijë në Shqipëri edhe ekipi Danimarkës që është i vendosur për të dalë me fitore. Kryesuesja e grupit 1 ka qenë një përvojë e hidhur për Kuqezinjtë pasi në 7 ndeshje kemi fituar vetëm 1 sfidë 46 vite më parë. Ndeshja Shqipëri – Danimarkë do të luhet nesër në ora 20:30 në stadiumin “Qemal Stafa” dhe do të transmetohet direkt nga Supersport.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›