Banorët e Shupenzës e Gjoricës kalojnë natën jashtë
Një ditë pas tërmetit që tronditi Peshkopinë dhe disa rajone të saj, situata vazhdon të jetë problematike për banorët e zonës. Mesnatën e djeshme në fshatin Gjoricë u rregjistrua një tjetër lëkundje sizmike e shkalles 5. 1 ballë. Kjo bëri që shumë prej familjeve në komunat Shupenzë dhe Gjoricë ta kalojnë natën jashtë.
Ata janë akomoduar në çadrat e vendosura nga ushtria, ndërkohë që kanë marrë ndihma në ushqime dhe paisje ngrohëse.
Bilanci i dëmeve të deritanishme janë 361 shtëpi të pabanueshme, 140 prej të cilave në komunën Shupenzë, ndërkohë që banesa të dëmtuara numërohen 1 mijë e 479.