E Diel, 1 Nëntor 2026

Blushi: Mbështes protestat, por jo bojkotin

Ben Blushi nis aksionin politik kundër Edi Ramës me bazën e partisë. Në një prononcim për mediat, Blushi bëri të ditur se ditën e premte do të zhvillojë një takim me bazën socialiste me të cilët do të ballafaqojë idetë me individin. Sipas Blushit kjo nuk është një antifushatë ndaj takimeve me bazën që ka nisur Rama por vetëm një ballafaqim idesh në Partinë Socialiste.
Blushi tha se mbështet protestat popullore për procesin elektoral të 28 qershorit. Sipas Blushit, protestat nuk përjashtojnë parlamentin përkunfrazi plotësojnë njëra tjetrën.
Blushi është një nga kundërshtarët më të ashpër të Ramës i cili është rrjeshtuar kundër bojkotit të parlamentit nga opozita pavarësisht se ka thënë që do të respektojë vendimin e partisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›